I riu gjenovez kishte vendosur pak hashash nën pullën postare


I dërgon një miku një kartolinë me pakëz hashash nën pullën postare, vihet nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.


Ngjarja ka për protagonist një 30-vjeçar nga Gjenova, i cili kishte shkuar për disa ditë pushime në Hollandë, nga ku i ka dërguar një miku një kartolinë bashkë me shënimin: “Pak ajër të pastër nga Hollanda!!!”.


Kartolina nuk ka mbërritur në adresën e mikut të tij, por është dorëzuar në polici, e cila ka nisur hetimet e rastit.


6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)