Ndonëse nuk e citon si model (preferon ikona si Grace Kelly e Liz Taylor) aludimi me Lady Gaga është më se i qartë. Paruke bionde platini, syze dielli të mëdha dhe veshje ekstravagante, Katy Perry fiksohet nga “Vogue Italia” sipas mënyrës ala- Miss Germanotta. Këngëtarja bën sqarimet e nevojshme: “Nuk kam frikë të tregoj vetveten, atë de-glamourizuar, sepse nuk jam vetëm ajo pak “cartoon” që mendojnë të gjithë “.
Me pak fjalë, Katy siguron se ekziston një Perry private, që preferon thjeshtësisë. Për thashethemet dhe historinë me Russell Brand preferon të mos flas, duke pranuar vetëm se: “meditimin transcendental” e ka trashëguar nga ish-bashkëshorti: “E praktikoj prej disa kohësh dhe më ka shpëtuar jetën gjashtë muajt e fundit. Ka qenë gjëja më e mirë që kam mësuar nga ish-burri”, ka thënë Katy.
Ndërkohë ajo është duke udhëtuar nëpër botë për t’i bërë reklamë filmit të saj të parë “Part of me” në 3D, i cili flet për prapaskenat e koncerteve dhe aventurën e saj muzikore:
“Kam pasur gjithmonë një marrëdhënies të ndershme me fansat e mi, më pëlqen tu qëndrojë besnike dhe kam menduar se këtë duhet ta bëj edhe në film. Më dukej sikur një dallgë e madhe po vinte dhe kisha nevojë të dokumentoja çdo gjë, në mënyrë që tua tregoja fëmijëve të mi dhe t’u thosha: mami ka arritur të bëjë diçka, shumë kohë më parë. Doja të kapja çdo gjë dhe të shikoja se çfarë kam realizuar, ta ndaja me publikun tim, por nuk e kisha idenë se do bëhej një gjë kaq e rëndësishme”.
6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)