Manjani


Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, tha se partia e tij kërkon që çështja e heqjes së imunitetit të zgjidhet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai propozoi që imuniteti të hiqet plotësisht për të zgjedhurit dhe emëruarit politikë, por të ketë imunitet të kufizuar për gjykatësit, pasi ata mund të shantazhohen. “Ne si LSI, pasi kemi studiuar çdo qëndrim e deklaratë të derisotme që partitë, politikanët, juristët e aktorët e tjerë të rëndësishëm për jetën publike shqiptare kanë bërë, gjykojmë se zgjidhja e çështjes së imunitetit duhet bërë mbi dy parime themelore: ‘Zero imunitet për çdo të zgjedhur apo të emëruar politik dhe gjykatësit e republikës duhet të gëzojnë imunitet të kufizuar, aq sa për t’u mbrojtur nga shantazhi politik, por jo për t’ju fshehur shkeljes së ligjit”.