Mbillte kanabis në Tiranë, e shiste në Vlorë

Deri më sot, shumica dërrmuese e arrestimeve për tregtinë e marihuanës tregonin për mbjelljen e bimës narkotike në jug të Shqipërisë dhe shitjen e saj në Tiranë apo për eksport. Por Policia e Vlorës arrestoi së fundmi një të ri nga zona e Prezës në Tiranë, i cili po tregtonte marihuanë në Vlorë.

Një informator pati njoftuar policinë për shpërndarësin e marihuanës në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia i vuri emrin operacionit “Studenti” dhe arrestoi të riun Ilir Avni Lila, vjec 23, banues në fshatin Gjec, Kodër Prezë, të Rrethit Tiranë, të cilit brenda një çante i janë gjetur 17.5 gr lëndë narkotike të ngjashme me atë të llojit “Cannabis sativa”të cilën e kishte përgatitur për ta shitur.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e marrë me qera nga ky shtetas në qytetin e Vlorës janë gjetur dhe sekuestruar edhe 170 gr. lëndë narkotike. Gjithashtu në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë është ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi në fshatin Gjec, Kodër Prezë Rrethit Tiranë ku janë gjetur 5 rrënjë bimë narkotike të kultivuara si dhe një sasi prej 25 fishekësh të kalibrit 7.62 mm.

6 Korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 6 Korrik 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry