Mblidhen firmat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Javën e ardhshme priten diskutime


Kuvendi i Shqiperise Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë vendosur të ndërmarrin hapin konkret për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.


Pas propozimit të djeshëm nga LSI, mazhoranca qeverisëse ka mbledhur firmat e nevojshme duke i hapur rrugë kështu propozimit të parë për imunitetin. Javën e ardhshme pritet shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare dhe miratimi në seancën plenare.


Dje, Sekretari për çështjet zgjedhore në këtë parti, Ylli Manjani, i ka kërkuar partive politike që të bashkëpunojnë për çështjen e imunitetit të zyrtarëve. “Nuk ka më as hije e as kuptim që të vërdallosemi nëpër  alibi publike për zgjidhur një çështje që është bërë domosdoshmëri”, u shpreh në një dalje publike Manjani. Ndërkohë dy ditë më pare, çështja e heqjes së imunitetit të zyrtarëve, shërbeu si burim replikash në distancë mes kryeministri Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha tha se Edi Rama nuk duhet të dëgjojë këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë, dhe për këtë duhet të bashkëpunojë për të bërë të mundur heqjen e imunitetit. Ndërsa shefi i opozitës u kundërpërgjigj duke akuzuar Berishën se përgojon deputetët socialist. Zgjidhja e çështjes së imunitetit të zyrtarëve është një nga “detyrat e shtëpisë” që i ka vënë BE-ja vendit tonë për të kaluar testin e tetorit, për marrjen e statusit të vendit kandidat.


6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)