Policia e Kosovës ka shënuar rekord në zënie të substancave narkotike pasi ka konfiskuar rreth 350 kilogramë të marihuanës, njofton gazeta Jeta në Kosovë duke iu referuar burimeve policore. Kapja e sasive kaq të mëdha të drogës në Shqipëri është diçka që ndodh shpesh, ndërsa në Kosovë, jo.
Në mesnatën e së enjtes dhe premtes, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë konfiskuar rreth 350 kilogramë mariuanë.
Aksioni ka zënë vend në afërsi të fshatit Xërxë të Rahovecit. Pas kontrollimit të një kamioni, ata kanë zbuluar rreth 350 kg mariuanë.
“Është sasia më e madhe që kemi zënë ndonjëherë e substancave narkotike”, Bahri Shala, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i tha Gazetës Jeta në Kosovë.