Raporti 


Hetimi për përplasjen e aeroplanit të kompanisë franceze “Air France”, që fluturonte nga Parisi për në Rio de Zhaneiro, ku humbën jetën të 228 pasagjerët në aeroplan, ka arritur në përfundimin se rrëzimi ishte shkaktuar për shkak të fajit njerëzor dhe gabimit teknik. Me rastin e publikimit të raportit, në Paris, agjencia për hetimin e aksidentit ajror, BEA, tha se problemet e aeroplanit kishin filluar me mosfunksionimin e sensorëve të shpejtësisë dhe se ekuipazhi ishte “në gjendje pothuajse të humbjes totale të kontrollit të situatës”. Në raportin e agjencisë BEA shprehej rëndësia e “trajnimit të pilotëve, në mënyrë që ata të kenë njohuri më të mira të sistemeve të aeroplanit në rast të ndonjë situate të pazakonshme”.