Transfertat ndërkombëtare të futbollistëve si dhe çmimet e kontratave të shit-blerjeve kanë pësuar rënie në djeshme në të gjithë botën gjatë gjashtë muajve të fundit, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA.
Marrëveshjet e finalizuara kanë rënë me 9 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, ndërkohë që vlera financiare e kësaj tregtie ka rënë me 34 për qind.
Në total janë kryer 4,973 transfterta me vlerë të përgjithshme prej 576 milionë dollarë. Rënia mund të jetë si pasojë e problemeve të vazhdueshme të ekonomisë botërore si dhe si pasojë e pritjes së një rregulloreje të re të FIFA-s për shit-blerjet e futbollistëve që pritet të publikohet sëshpejti.
Të dhënat e publikuara nga FIFA janë nxjerrë nga një sistem elektronik i regjistrimit të transaksioneve, sistem i krijuar për të rritur transparencën në transfertat e futbollistëve.
Bilance të dobëta
“Ne duhet të presim të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë gushtit, muaji gjatë së cilit shit-blerjet e futbollistëve lejohen në Europë, për të parë nëse rënia është e përkohëshme apo një tendencë,” tha Isabelle Solal, një zyrtare e FIFA-s. “Gjithsesi, personalisht besoj se recesioni ekonomik ka patur një rol.”
Shifrat e publikuara flasin për transfertat ndërkombëtare dhe jo ato që kryhen mes klubeve të të njëjtit shtet.
Disa rregulla të reja të Federatës Europiane të Futbollit thonë se klubet duhet të kenë të drejtë të financojnë blerjet e lojtarëve të vet vetëm përmes fondeve ekzistuese dhe jo përmes kredive tregtare apo donacioneve nga të pasurit. Këto rregulla synojnë të shmangin financimet emocionale nga supermiliarderë në botën e sportit.
6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)