“Familja jonë nuk e ka dashur SuperMario. Ai të marrë përgjegjësinë e atësisë”


Zgjerohet rrethi i personazheve në “telenovelën” gossip të Raffaella Fico-Mario Balotelli. Vëllai i showgirl-it, Francesco Fico, në një intervistë për mikrofonin e “Quinta Colonna” ka hedhur dritë mbi detaje të reja: “Dikush ka provuar të bind Raffaella që të ndërpresë shtatzëninë”.


Vëllai i Raffaella duket i inatosur me sulmuesin e kombëtares italiane të futbollit duke pohuar se kërkesa e tij për testin e ADN-së është e turpshme dhe është mungesë respekti ndaj së motrës, e cila për këtë arsye “ndihet keq dhe është shumë e stresuar”.


Francesco Fico ka shpjeguar më tej se familja e tij nuk e ka parë me sy të mirë historinë e së motrës me SuperMario: “Nëna ime dhe unë nuk kemi qenë kurrë pro kësaj historie. E pranova vetëm për hir të dashurisë për motrën time “. Në fund ai i ka kërkuar Balotelli të marrë përgjegjësitë e di si baba i foshnjës që do të lindë pas disa muajsh.


6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)