LAJMI FUNDIT Nesër në “Shqip”/Dashamir Shehi: Ka ardhur koha që PD të paguajë kusuret...

Nesër në “Shqip”/Dashamir Shehi: Ka ardhur koha që PD të paguajë kusuret e 8 viteve

63
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i së djathtës tradicionale, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, bën një analizë në lidhje me situatën e këtij krahu të rëndësishëm politik. Në një intervistë për “Shqip”, Shehi deklaron se aktualisht, në PD ka shumë pak elementë të djathtë dhe se kjo parti e ka humbur shansin për të qenë një parti përfaqësuese e së djathtës shqiptare.

Nga ana tjetër, Shehi parashikon se zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë koha kur PD-ja do të paguajë kusuret e saj dhe gabimet me qeverisjen, duke e quajtur këtë një proces normal në demokraci. Shehi gjen rastin t’i bëjë thirrje të gjitha partive në vend të investohen që tani, për të bërë ndryshime të rëndësishme në Kushtetutë, për të bërë atë që ai quan “rithemelimin e Republikës” sonë.