Armët autentike të Skënderbeut, në Shqipëri për 100-vjetorin

AK kritikon qeverinë: Ky vit është ditëlindja e vendit, jo e Berishës

Përkrenarja dhe shpata autentike e Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, do të sillen këtë vit në Shqipëri për t’u ekspozuar në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë. Premtimin e bëri dje zëvendëskancelari i Austrisë, njëkohësisht ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger gjatë një takimi që zhvilloi dje me Kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut që po mbahet aktualisht në Kroaci. Përveç premtimit për të sjellë në Shqipëria armët autentike të Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës, numri dy i qeverisë austriake theksoi gjithashtu se Austria do të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë me përfaqësimin e autoriteteve më të larta, si dëshmi e miqësisë dhe e lidhjeve të ngushta midis dy vendeve e popujve. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që ka pasur Austro-Hungaria në procesin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Në memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd, dhe i vendeve mike Austrisë e Hungarisë do të qëndrojë përherë në altarin më të lartë të vlerësimit të kombit shqiptar”, theksoi Berisha. Po dje një tubim përpara Ministrisë së Kulturës, Aleanca Kuqezi i bëri thirrje qeverisë që të mos politizojë festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Sekretari për Kulturën dhe Artin në AK, Mystehak Xhemali, deklaroi se ky vit i shënuar nuk mund të përdoret si ditëlindje e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, por duhet të jetë një vit, i cili në radhë të parë duhet të sigurojë reflektim për klasën politike. “AK shpreh me forcë indinjatën e saj për ndasitë dhe urrejtjen politike që Sali Berisha po kultivon në veprimtaritë e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke përjashtuar e selektuar pjesëmarrjen në këto veprimtari personalitete e akademikë të shquar, si prof. dr Rexhep Qosen e shumë të tjerë. Denoncojmë gjithashtu ndërhyrjen brutale për interesa personale e politike në ndryshimin e historisë së lavdishme të luftës për çlirim kombëtar në periudha të ndryshme historike, përfshi edhe luftën çlirimtare të viteve 1939-1944. Aleanca Kuqezi deklaron se ky vit jubilar do të shënojë edhe fundin e Sali Berishës e ai nuk mund të kremtohet si një ditëlindje e tij, por si fundi i regjimit të tij diktatorial”, theksoi Xhemali.

Aleanca Kuqezi denoncon se nuk ka asnjë proces transparent në zërat e shpenzimeve buxhetore për këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar

Autor te 8 Korrik 2012. 100 Vjetori i Pavarësisë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Gazetari Daresise

    Rrofte Shqiperia Etnike. Rrofshin Shqipetaret kudo qe ndodhen. Nuk e kuptojme se òfare kerkon hajduti Spahiu? Ai e din mire se eshte i pa vlere, prandaj mundohet te terheqe sadopak vemendjen. Nuk mund te prishe festen e Shqipetareve nje Gagaç, nje Shimpaze qe mundohet te beje Shqiponjen. Ne qofte se ai mendon se mund te prishe festen e Shqipetareve gabohet, Shqiperia dhe Shqipetaret dhe miqte e tyre ne te gjithe boten do te Festojne 100 Vjetorin me madheshti. Limonat e shtrydhur dhe te pa ngopurit nga vjedhja ne KLD, Presidence, Kryeprekurori etj… etj.. Boll me me keta sharlatane qe nuk na lene te festojme dhe qe kane tre vjet qe na pengojne te futemi ne BE. Poshte shtriga komuniste qe pengon. Rrofte Shqiperia.

    • maloku

      Rofte Sali bej Skenderbeu mbreti i verte i shqiptareve trimi mbi trima qe vrau njerzit ne mes te bulevardit heroi jon kombetar qe i shiti detin grekeve komunist i oreve te para ee lumsi na.

  • opinion

    sa logjik te vockel kane shqiptaret.gjergj kastriotin konsiderojn HERO.kurse mbajn fen.taditat.festat fetare.zakonet.dhe MENTALITETIN E SULLTAN MURATIT.ateher duhet percaktuar se hero i juaji eshte SKENDERBEU,apo SULLTAN MURATI qe piu gjak shqiptari 500 vite.per mua eshte hero i imi GJERGJ KASTRIOTI.sepse ume qe 4 vite nuk mbaj fen turke,nuk festoj festar fetare te imponuara nga otomanet,dhe qsgje nuk ekziston te une turko-aziatike.

    • Ervini

      Ki kujdes se cfare shkruan se te marrin per grek ose serb! :D Se edhe une i krishtere jam po dalengadale po ngrihen zerat kunder nguljes se kryqeve dhe kishave me pretendimin se po helenizoemi. Harrojne qe kjo fe mbolli kisha ne token shqiptare qe perpara se te vinin osmanet dhe qe perpara se Cameria ti jepeshe Greqise. Po te mos kene merak se pema gjenealogjike e shume myslymaneve me duket se fillon ne Anadoll dhe jo ne Arberi.

    • Nejse

      Nejse edhe feja qe ke tani (krishterimi) prap nga Azia vjen.

      • Anton

        Vjen nga Lindja e Mesme. Po ka nje ndryshim. Ajo nuk u perhap dhe nuk u eksportua me dhune dhe masaker. Perkundrazi: Epoka e Perandorise Bizantine ku bente pjese dhe Krishterimi i perhapur tashme mbahet si nje periudhe e arte e zhvillimit kulturor, fetar dhe ekonomik.

        • Nejse

          Masakrat e Karlit te Madh ndaj gjermanikeve pagane per konvertimin e tyre ne te krishtere dhe masakrat e spanjolleve ndaj indigjeneve pagane ne Ameriken Latine jane fakte historike. Megjithate, sot nuk e pranon njeri me dhune fene. Ndaj edhe thirrjet per shkuljen e saj me dhune jane te pakuptimta.

  • Gogo

    Per kujtese:
    Perkrenaria dhe shpata e Skenderbeut (per ata qe nuk e dine keshtu e njohin edhe republikat dhe mbreterite e kohes te Italise dhe me tutje) kane ardhur dhe jane ekspozuar ne Muzehun Historik Kombetar dhe me rastin e 500 vjetorit te Heroit.

  • Lleshi

    Mire se Berisha spekullon dhe kjo dihet, po keta te “aleances kuq e zi”, me ç’ te drejte spekullojne me simbolet kombetare?!
    Nga ka ardhur ky Spahiu qe pervehteson simbolet e na hiqet si baba i kombit?!
    A po mendon ai se ne harruam se ai deri dje mirrte ryshfet per transferimin e gjyqtarve ?!
    Ne hale te shkoi dhe ai derdimen.