
Një party në Sain Tropez me shampanjë, nargjile dhe plot vajza të bukura. Tabloidi anglez, “Mirror”, publikon disa foto të festave të shfrenuara të sulmuesit të Manchester City, Mario Balotelli. 21-vjeçari italian duket tepër i relaksuar në qytetin francez, teksa ndodhet në një ambient diskoteke ku është duke tymosur duhan aromatik me nargjile dhe ndërkohë një bionde shumë seksi i bën masazh.
Një mënyrë shumë e mirë kjo për të harruar disfatën në Euro 2012 kundër Spanjës. Por nuk duket si mënyra më e mirë për të filluar sezonin e ri futbollistik me skuadrën e tij, Manchester City. Grumbullimi i lojtarëve tashmë ka filluar, me përjashtim të atyre që ishin pjesëmarrës në Euro 2012, të cilëve iu la pak më tepër kohë ekstra për t’u çlodhur, kohë që lojtari italian po përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum.

Ndërkohë, ish-e dashura e Balotellit, disa ditë më parë bëri të ditur për mediat lajmin se është duke pritur një fëmijë nga Supermario, dhe përgjigjja e këtij të fundit ishte se ai do të merrte përsipër të gjitha përgjegjësitë e tij si prind kur modelja 27-vjeçare Raffaella Fico të bënte një test ADN-je, ku të vërtetohej se Mario Balotelli është babai i fëmijës që pritet të vijë në jetë pas 5 muajsh.
9 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)