Hope Solo kishte përdorur një ilaç pre-mestrual, që përmbante diuretik
Portierja bukuroshe e kombëtares amerikane të futbollit për femra, Hope Solo, ka rezultuar pozitive në testin anti-doping, pasi kishte konsumuar një ilaç pre-mestrual. Solo ka marr paralajmërim publik nga agjencia amerikane antidoping (Usada).
Ajo është justifikuar duke thënë: “Kam marr një ilaç që ma ka rekomanduar nga mjeku im për dhimbjet pre-mestruali dhe nuk e dija se përmbante diuretik”.
30-vjeçarja ka lajmëruar menjëherë Usada dhe nuk do të përjashtohet nga Olimpiadat londineze.
10 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)