Fier
Mbetet në burg 31-vjeçari Xhavit Jaupaj, banor i fshatit Gjerbës të Mallakastrës, i cili u ndalua si i dyshuar për vrasjen e Faik Jaupajt, djalit të xhaxhait të tij. Vendimi është dhënë paraditen e djeshme nga gjyqtarja Irena Maneku, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Artan Beja, që kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg pa afat”. Sipas prokurorisë, vrasja ka ardhur pas debateve dhe grindjeve për një sipërfaqe toke kufitare mes dy palëve, viktimës dhe autorit të dyshuar. Duke u mbështetur te provat, përfaqësuesi i prokurorisë i kërkoi gjykatës vlerësimin si të ligjshëm të arrestit dhe vendosjen nën masë sigurie “burg pa afat” deri në përfundim të hetimit. Avokati mbrojtës, Baftjar Shehu, tha se klienti i tij e ka kryer vrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psikike. E.H.