Fullani ankohet ndaj BE-së në Vienë ndërsa Financat shesin “bondet e lirisë”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u ankua sot në Vienë ndaj disa rregullave të Bashkimit Europian mbi bilancet e bankave, të cilat kanë sjellë çrregullime në tregun e borxhit publik në Shqipëri dhe e kanë detyruar sakaq qeverinë të ndërmarrë fushatë reklame për të bindur shqiptarët të blejnë bono thesari jashtë ndërmjetësimit bankar.

Duke folur në një konferencë të zhvilluar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Institutit Ekonomik të Vienës, një qendër e rëndësishme kërkimore për Europën Lindore, Fullani e konsideroi të padrejtë rregulloren e re të Autoritetit Bankar Europian, (EBA), një institucion i krijuar në vitin 2010.

“Si rezultat i interpretimit të rregullores së EBA-s, një nga bankat e huaja që operon në Shqipëri e uli ekspozimin ndaj borxhit të qeverisë shqiptare me 3 pikë përqindjeje të PBB-së brenda një periudhe tremujore. Këto veprime shkaktuan zhbalancime në nivelin e likuiditetit në tregun ndërbankar, të cilat nuk mund të zgjidheshin në një kohë të shpejtë për shkak të problemeve strukturore”, tha Fullani.

Rregullorja e re e EBA i kërkoi bankave me kapital nga Eurozona të ulin sasinë e borxheve publike në të gjitha vendet ku punojnë, për shkak se borxhet publike konsiderohen si të rrezikshme për shkak të krizës në Greqi.

“Këto zhbalancime u shoqëruan me rritje të normës së interesit për letrat e vlerë të borxhit të qeverisë, duke kufizuar mekanizmin e transmetimit të politikës monetare. Ulja e ekspozimit ndaj letrave me vlerë të borxhit të qeverisë nuk përkon me një rritje të ngjashme të ekspozimit ndaj kredisë për sektorin privat, duke kontribuar në një rritje më të ulët të kredisë”, vijoi Fullani.

Ndërkohë, në Tiranë, Ministria e Financave ka nisur një fushatë për t’i bindur shqiptarët të blejnë borxh publik drejtpërsëdrejti. Gjatë dekadës së fundit, ka patur shumë mbështetje nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë për bankat private duke i mundësuar këtyre të fundit të merrnin depozitat e shqiptarëve për t’i investuar në borxh publik. Për shumë ekspertë ekonomie, kjo krijoi disa banka parazite, të cilat fitonin shuma të majme nga një ndërmjetësim i thjeshtë dhe pa rrezik. Vetëm pasi bankat e huaja filluan të refuzojnë blerjen e borxhit publik nga janari i këtij viti, qeveria shqiptare vendosi t’u drejtohet shqiptarëve, të cilët qenë mbajtur larg tregut të bonove për shumë vite në favor të bankave. 12 Korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 12 Korrik 2012. Ekonomi, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • ijs

    Zoti Fullani na hape barkun duke dale si “prift” e
    duke i rene daulles per gjemen e re shqiptare, qe po e perjetojme kudo ne cdo fushe ne albanstanin e
    sotem, ashtu dhe ne sektorin
    financiar.Tani eshte per tu habitur kjo thirrje e juaja kur dihet
    perfundimi,pasi gjema financiare eshte programuar me kohe pas viteve 90 nga
    vete ju banditet me kollare te ketyre 20 vjeteve, qe pasi shitet cdo gje
    kombetare, duke perfshire dhe bankat e vendit,bankave te huaja,kujtoni se mund
    ti beni presion te huajve me teorine qe funksionon vetem shqiptaret
    mjerane ” Dhi e zgjebosur dhe
    bishtin perpjete”

    Zoteri bankat e huaja kane per vete probleme madhore, se
    ndodhen para nje kolapsi boteror dhe albanistani yt mocalor jo vetem qe nuk
    afron asgje, por ne cdo pikepamje eshte
    risk i madh per investimet ekonomike,
    prandaj bankat e huaja,qe te japin uje ne bisht te luges, e shikojne shume mire
    se cilet injorante dhe bandite e drejtonjne kete popull majmun dhe sa shance ka
    ky popull mjeran me keta bandite ne krye te realizoje ndonjehere ndonje
    zhvillim ekonomik.

    Keshtu eshte bota kapitaliste Zoteri ku ti kerkon te marresh
    pjese, eshte bote e ashper, e eger e profitit maximal , ku konkurrenca e fut te
    dobtin nen toke, sidomos popujt injorante me ty si perfaqesues.

    Qe te matesh me boten duhet te kesh kurriz thote gjermani
    prandaj lutjet e tua prej lypesi do bien
    gjithmone ne vesh te shurdher.

    Mjere ky popull thuaj, se raca juaj kanibale i mbushi xhepat
    mire e mire dhe mund te jetoje shume mire me
    pasurine e vjedhur te shqiptareve
    ne perendim, pasi bankat e huaja nuk ju harrojne kurre ate nder te madh,
    qe ju i bete duke i falur pasurite e shqiptareve.

  • ing.tir72

    Z.Fullani.Une po mundohem te flas me fjalet tuaja te thena para dy vjeteve.Ju thate:”Banka e SHqiperise po shikon per nje model te ri ekonomik per nje periudhe 20-25 vjecare.Ky model ekonomik nuk funksionoi…Zjarrfiksit largohen,vendin e tyre e zene arkitektet…Keshillat e ekonomisteve s`kane qene te sukseseshme ne ekonomine boterore…Ekonomite qe jane bazuar ne eksporte jane fuqizuar etj…” Me te gjitha keto jam dakort.Atehere pyes:Ku eshte modeli i ri ekonomik?Kete model te ri po ekonomistet do ta hartojne dhe do ta ndjekin?”Zjarrvenesit” ishin politikanet me ekonomistet,per zjarrfikes nuk pati nevoje,sepse s`mbeti gje.Mbetet te vijne” arkitektet”.Keta po ekonomiste do te jene?Eksportet,ekonomistet do t`i rritin?Cfare do te eksportojne?Prodhimin, ekonomistet do ta rritin?Kishte shume per te eksportuar,por tani eshte shume vone.Prandaj kthehu Z.Fullani nga Viena ,mos i kerko llogari Bankave te huaja,por shiko firot e brendeshme,rezervat e brendeshme.Mprihni lapsin mire ,ne menyre qe kriza (qe ju tani po e pranoni)te ndikoje sa me pak ne shtresen e varfer ,qe edhe tani eshte ne kufirin e mbijeteses.Mos harroni qe ne shtresen e varfer tani hyn dhe biznesi i vogel..Deshira ime do. te ishte ,qe asgje nga keto qe them une mos ishte e vertete.Jo se jeni ju fajtor i vetem, per kete gjendje,por drita e kuqe (e alarmit) eshte pikerisht Banka e Shqiperise.

  • simbad detari

    Modeli ekonomik shqipetar ka per te bere çudira vitet qe do te vijne.Te vjen keq qe bota nuk eshte ne gjendje te mesoje nga ky model ekonomik i Kalifornise se vogel.Sepse guvernatori i bankes shqipetare e ka kuptuar shume mire qe regullat e reja ndaj sistemit bankar do te krijojne veshtiresi per bankat e huaja dhe do te detyrohet banka shqipetare ti shpetoje nga falimentimi.