Nicole Kidman dhe Katie Holmes kanë pasur vazhdimisht kontakte telefonike

Katie Holmes ka bërë telefonata sekrete me ish-gruan e Tom Cruise, Nicole Kidman përpara se të zyrtarizonte lajmin surprizë për divorcin e saj me divin e kinemasë.

Aktorja Katie Holmes i habiti të gjithë, madje edhe ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise me shkëputjen e saj shumë të kujdesshme, duke përfshirë lëvizjen në një apartament të ri, ndryshimin e numrit të telefonit, ndryshimin e rojave dhe duke luftuar për të fituar kujdestarinë e plotë të së bijës, Suri.

Sipas ‘Us Weekly Magazine’, 33-vjeçarja Holmes ka marrë këshilla nga ‘ishi’ i Tom Cruise, Nicole Kidman në mënyrë që të mos përfundonte njësoj si ajo, e cila shumë rrallë arrin t’i shohë dy fëmijët që ka adoptuar nga martesa me Cruise, por t’i paraprinte divorcit në mënyrë që të fitonte kujdestarinë e plotë të vogëlushes Suri.

Sipas gazetës amerikane, dy ‘ishat’ e aktorit amerikan, Tom Cruise kishin pasur një marrëdhënie të fshehtë miqësore gjatë kohëve të fundit. Tom u nda nga Nicole në vitin 2001, pas 11 vjetësh martesë dhe arriti të kishte kujdestari të plotë mbi dy fëmijët e tyre të adoptuar, të cilët janë që të dy ndjekës të rregullt të sektit të ‘Scientology’.12 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

 

Autor te 12 Korrik 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry