Akuza
Partia Demokratike i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të mos bllokojë heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë në vend dhe për pasojë të mos vërë në rrezik të ardhmen europiane të Shqipërisë. Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, deklaroi nëpërmjet një deklarate për shtyp se në mënyrë të qartë, Rama ishte përpjekur gjithmonë për të bllokuar procesin e integrimit dhe këtë gjë, nuk duhet ta bënte dhe me procesin e heqjes së imuniteteve. “Rama e bën këtë, pasi ka përsëritur vazhdimisht se mbështet heqjen e imunitetit. Por fjalët e kota nuk kanë vlerë, veprimet janë ato që kanë vlerë. Ne e nxisim z. Rama të veprojë tani në mënyrë që integrimi i Shqipërisë të mos vihet në rrezik”, deklaroi Bardhi në emër të PD-së. Sipas saj, të
gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe Rama nuk dihet se interesat e cilëve qytetarëve po mbron. Zëdhënësia theksoi se PD mbështet heqjen e imunitetit për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.