Punonjësi i teknologjisë së informacionit akuzohet për shkatërrimin e provave filmime.
Prokuroria e Tiranës shpalli qëndrimin e saj të parë për ngjarjet e 21 janarit. Për 27-vjeçarin Armando Kasaj, ish-shef i rrjetit kompjuterik ne Kryeministri, Prokurori kërkoi dy vite burg, për akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë të vërtetën, por që për shkak të gjykimit të shkurtuar – tha prokurori, – te zbritet nga ky denim nje e treta e ketij denimi.
Prokurori Ndini Tavani, lexoi pretencën duke ju referuar hetimeve te kryera mes te cilave edhe ekspertizës së FBI-së, e cila konfirmoi se ishin fshire filmimet pas demonstratës së dhunshme te 21 janarit. Prokurori theksoi se nga 16 kamera, qe ndodheshin ne objektin e Kryeministrisë, 11 prej tyre ishin ne gjendje pune, me shpejtësi 25 pamje në sekonde për secilin kanal.
Prokurori kujtoi edhe një herë se këto regjistrime nuk iu vunë në dispozicion organit te hetimit, por përkundrazi sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë kishte pohuar se kamerat nuk punonin që prej 2009.
Prokurori theksoi se serveri është formatuar menjëherë pas mesnatës së 21 janarit deri më 28 janar dhe se sipas prokurorisë, referuar ekspertizës amerikane, regjistri i hyrjeve tregon për një hyrje automatike të administratorit.
Prokurori pohoi se gjatë hetimeve paraprake Armando Kasaj ka pranuar kopjimin e pamjeve, por gjatë depozitimit të këtyre materialeve prokurorisë i janë dorëzuar filmime të një ditë pas 21 janarit dhe aspak filmimet e pamjes ballore të Kryeministrisë, ku dukej vrasja e një personi tha prokurori dhe të kameras mes këtij intitucioni dhe piramidës.