Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture. 32-vjeçari Tonin Selamaj, lindur në Vlorë dhe banues në Borsh, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare.


Ngjarja për të cilën akuzohet Selamaj ka ndodhur në Borsh, më datë 8 korrik, ku i arrestuari në bashkëpunim me një 15-vjeçar me inicialet S. Brinja, përdhunuan 12- vjeçaren me inicialet XH.XH.


Familjarët e minorenes bënë denoncim në polici, e cila disa ditë më parë kishte arritur të arrestonte 15-vjeçarin bashkëpunëtor në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ditën e sotme, pasi e kishte shpallur person në kërkim, ka arritur të vërë në pranga edhe 32-vjeçarin Selamaj.

12 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)