Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime fizike. Makina e Holmes është përplasur nga një kamion
Aksidentohet me makinë aktorja Katie Holmes dhe e bija, Suri Cruise.
Nënë e bijë ishin duke udhëtuar me një automjet tip Mercedes, kur papritur janë përplasur nga një kamion i mbeturinave. Fatmirësisht Holmes dhe 6-vjeçarja Suri, përveç tronditjes, nuk kanë pësuar asnjë lëndim fizik.
Policia ka dokumentuar dëmet e makinës por nuk ka mundur të bisedojë më aktoren, pasi shërbimi i sigurisë personale të aktores kanë çuar nënë e bijë në një vend të sigurtë.
17 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)