Arbën Xhaferi: Militantët e ndryshimit të standardit po rrënojnë identitetin

Intelektuali dhe mendimtari i njohur bën një analizë me tone të forta kritike mbi debatin për gjuhën, për ndryshimin e standardit, për unitetin kombëtar dhe për trajtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë ndër shqiptarë

“Rexhep Qosja duhet pranuar si është, jo siç e parapëlqejnë të tjerët”

Oliverta Lila

Arbën Xhaferi mendon se debati mbi gjuhën standarde shqipe është një debat i stisur nga një grusht njerëzish që duan të lëkundin të vetmen vlerë identitare të mbetur pas viteve ’90. Intelektuali dhe mendimtari i njohur në një intervistë për gazetën “Shqip” flet me tone kritike për ata që i quan “militantë” të ndryshimit të standardit, për prapavijën politike që qëndron pas dhe për realitetin që po jetojnë shqiptarët. Duke iu përgjigjur pyetjes mbi mungesën e ftesës për Rexhep Qosen në akademinë festive të 100-vjetorit të Pavarësisë, Xhaferi thotë se ai është një polemizues i përhershëm që nuk pajtohet, por duhet pranuar ashtu siç është për kontributet që ka dhënë.

Zoti Xhaferi, pak kohë më parë, prof. Emil Lafe foli për një përçarje gjuhësore(Shqipëri e Kosovë), e ushqyer nga Akademitë Përkatëse të Shkencave. A konstatoni të njëjtin problem?

Nuk di saktësisht se çfarë ka thënë në deklaratën e fundit prof. Lafe, por jam i sigurt se e ka thënë me përgjegjësi. Nuk besoj se mund të paraqiten dy blloqe gjuhëtarësh të formuar, përkatësisht të përçarë mbi baza rajonale. Ka qenë dhe ashtu do të mbetet: standardi gjuhësor që luan rolin e indit ndërlidhës kombëtar, do të ketë më shumë përkrahës te shqiptarët jashtë Shqipërisë, përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndonëse, në 20-30 vitet e kaluara arsimi në gjuhën shqipe pësoi rënie të vazhdueshme, megjithatë nuk u gjunjëzua dhe sot bashkë me TV-të publike dhe sistemet e tjera informative publike apo private, janë bërë bartëse e inkulturimit edhe gjuhësor të shqiptarëve. Në sistemet demokratike, për shkak të lirisë së fjalës, çdo gjë mund të shndërrohet në problem. Një grup, ose thënë më saktë një grusht njerëzish të organizuar mirë, mund të krijojnë përshtypjen se diçka e kalbur qenka në themelet mbi të cilat ndërtohet Shqipëria. Ata paraqiten zhurmshëm në opinion, paralajmërojnë kriza sikur të ishin vetë kalorës apokaliptikë dhe ofrojnë zgjidhje të menjëhershme: ndërrimin e identitetit.

Aktualisht, tema e parapëlqyer e atyre që dëshirojnë të imponojnë qasjen “kritike” në vlerësimin e proceseve politike, historike, shoqërore në përgjithësi, është vlera e vetme gjithëkombëtare që na mbeti pas rrënimeve shkurtpamëse të viteve të ‘90, gjuha e standardizuar shqipe. Në ligjërimet e tyre gjuha standarde shqipe trajtohet si një vlerë ordinere, duke mohuar rëndësinë strategjike të saj në kombformim, shtetformim dhe rrjedhimisht në krijimin e kohezionit të pazëvendësueshëm kombëtar. Hapja e temave më të rëndësishme kombëtare nga qarqe joformale është guxim i madh ose mungesë brengosëse e vetëdijes për peshën dhe rolin rrënues të këtyre kontestimeve. Lidhur me pyetjen tuaj kam dy probleme: mungesën e informatës për prononcimet e profesorëve të nderuar dhe me inkonpetencën time për çështje gjuhësore… Mirëpo, meqë pyetjet tuaja janë të natyrës politike (ato në këtë fazë mund të jenë vetëm të tilla), mora guximin që këto çështje t’i  komentoj nga këndi i politikës. Vërejtjet legjitime dhe kryesore e individëve të ndryshëm, qofshin ato të drejta, qëllim mira apo hileqare, kanë të bëjnë me natyrën politike të vendimmarrjes. Ata thonë se vendimi për njësim të të folmeve, të dialekteve dhe krijim të një gjuhe të njësuar(unike) paska prapavijë politike?! Gjithkund në botë këto vendime merren në institucione politike. Kritikuesit e ndërlidhin idenë e standardizimit me politikën, ngaqë për ta nocioni “politikë” ka konotacion negativ. Mirëpo, vendimmarrja për standardizim të një gjuhe gjithmonë ka qenë politike, të paktën derisa nuk zgjidhet kodi i njësimit. Nëse ky argument nuk mjafton, atëherë shtohen etiketat e tjera, si “fryt” i komunizmit, i Enver Hoxhës, i politikës anti-shqiptare që synuaka ta eliminojë gegërishten dhe të prodhojë një gjuhë hibride. Nëse ky argument nuk krijon sasinë e paramenduar të indinjatës, të neverisë, vazhdohet me inputime, me shpifje, me etiketa të variantit “komunist, tradhtar, bashkëpunëtor…Me këto etiketime nuk besoj se arrihet diçka pos që kontaminohet atmosfera brenda një shoqërie. Pra, krijimi i gjuhës standarde është vendim “par excellence” politik, i domosdoshëm në zhvillimin kombëtar, i pazëvendësueshëm në procesin e shndërrimit të një populli në komb. Sot popujt më të zhvilluar të botës, amerikanët, anglezët, francezët, gjermanët, skandinavët, italianët, hebrenjtë, pastaj turqit, arabët…i kanë standardizuar gjuhët e tyre, kështu që nuk kanë më probleme në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, as me refuzim të zbatimit të idesë që do të krijonte përçarje të pariparueshme dhe gjithsesi destabilizuese, të shoqërisë, të kombit, të shtetit. Anglishtja, bie fjala, përdoret në të katër anët e botës. Ruajtësit e standardit janë institucionet, qofshin ato amerikane, angleze, kanadeze, jug-afrikane, australiane, etj. Gjermanët, austriakët, zviceranët, edhe pse jetojnë në shtete të ndara, kanë krijuar një këshill të përbashkët gjuhësor, që vazhdimisht e mbikëqyr ndërveprimin gjuhësor, duke ruajtur me xhelozi cilësinë dhe pastërtinë e gjuhës gjermane. Hungarezët e ndarë në disa shtete janë edhe më radikalë, ndërkaq francezët, në kuadër të planifikimit gjuhësor, krahas kontrollit të brendshëm të përdorimit të gjuhës franceze, bëjnë çmos që t’ia kthejnë shkëlqimin gjuhës franceze. Projekti i tyre i frankofonisë, ndonëse shumë i shtrenjtë, megjithatë këmbëngulësish zbatohet.

Sllavët, më konkretisht ata jugorë, kanë përsosur mjeshtërinë e formimit të gjuhëve të reja nga mbetjet e ndryshme historike. Kjo mjeshtri e mitizimit të dallimeve të vogla, siç do të thoshte S. Frojdi, ka gjasa të formojë kombe mitike. Qesharake apo jo ky proces është në përfundim e sipër: boshnjakët kafes do t’i thonë kahva, kroatët kava, serbët kafa, ndërkaq maqedonasit, për inat të grekëve, kafen do ta quajnë tursko kafe. Shqiptarët, që kanë një milion dallime nga gjuhët sllave, do të vazhdojnë punën e Sizifit, do ta rrokullisin pareshtur gurin e fatit të tyre.

Një fjalë e urtë latine thotë: “Quius lingua eius regio” (E kujt gjuha, atij territori). Këto shprehje të urta popullore zbulojnë mekanizmin, vetëdijen e formuar të një populli për rolin e gjuhës standarde në krijimin e ndjesisë për përkatësinë e individëve ndaj një kodi të përbashkët. Ndërhyrja e politikës në këto çështje është vetëm iniciues, ndërkaq punët e tjera i kryejnë specialistët. Argumenti që përdoret nga kontestuesit që e ndërlidhin gjuhën standarde me politikë, me komunizmin ose Enver Hoxhën nuk janë të vetëdijshëm se çfarë lavdërimi i bëjnë komunizmit dhe Enver Hoxhës.

Akuzat mes gjuhëtarëve, por edhe ndaj Akademive të Shkencave përkatëse sa vijnë e shtohen. Pas 20 vitesh tranzicion, a është një stad normal ky i mendimit shkencor?

Dhe do të shtohen. Shkaku duhet kërkuar te mendësia e neglizhencës. Shpeshherë jemi të prirë që përgjegjësinë ta bartim te akademitë, te ajo e Shqipërisë dhe te ajo e Kosovës. Kjo lehtësi për transferim të përgjegjësisë te tjetri nuk e korrigjon gabimin, por e bën atë pakorrigjueshëm. Akademikët tanë nuk kanë detyrim ligjor që të merren me çështje politike, qofshin ato me rëndësi parësore kombëtare. Mungon ligji që, si në vendet tjera të përparuara dhe demokratike të Evropës, do t’i detyronte akademikët që intensivisht të merren me çështjet gjuhësore.

Një gjuhë mund të mbrohet nëse formalizohet, merr statusin e gjuhës zyrtare, nëse kodifikohet, grafizohet, pastrohet nga brenda dhe jashtë, lirohet  nga neologjizmat, kalket, frazeologjitë shterpe, ndërhyrjet në sintaksën e gjuhës shqipe, etj. Njëri ndër faktorët më të rëndësishëm që i ruan funksionet dhe kapacitetet ripërtëritëse të një gjuhe është planifikimi gjuhësor, që disa e quajnë, e krahasojnë me inzhinjeringun gjuhësor. Gjuha shqipe luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e kombformimit. Shqiptarët, të ndarë me besime fetare, me krahina që ushtrojnë presion të madh në krijimin e një spektri identitetesh antagoniste, të ndarë, madje edhe kulturalisht, janë të ekspozuar ndaj një trysnie, gati të papërballueshme që identitetin e tyre ta ndërtojnë mbi premisa, që vetvetiu prodhojnë antagonizma, konfrontime. Militantët e ndryshimit të standardit gjuhësor nuk marrin parasysh pasojat që mund të shkaktojë një ide e tillë.

Sipas jush, a duhet të ketë një diskutim mbi standardin dhe a po bëhet në kahun e duhur?

Diskutimet duhet të jenë të vazhdueshme, por vetëm në qarqet e specialistëve. Ideja e planifikimit gjuhësor kërkon kujdes, mbikëqyrje të përkushtuar mbi procesin e zhvillimit apo ngecjes, përtharjes së gjuhës shqipe. Mirëpo, gjuha, si shtrat i formimit të identitetit kombëtar, meriton një kujdes më të madh se sa një deklaratë në mediumet masive të komunikimit. Si çdo popull i qytetëruar edhe ai shqiptar duhet ta institucionalizojë kujdesin për ruajtje dhe zhvillim të gjuhës shqipe, pa të cilën nuk mund të ruhet identiteti jonë kombëtar. Mbi këtë veçori është formuar vetëdija jonë kombëtare dhe shtetet shqiptare. Të shprehem në mënyrë tautologjike: çdo debat nuk është debat, sidomos nëse ai përgatitet në margjinat e shoqërisë nga persona jo kompetentë dhe në tubime jo formale. Pa marrë parasysh etikën e motiveve, me këto çështje strategjike për një popull nuk mund të merret çdo kush. Modeli i shteteve të përparuara demokratike duhet të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Çdo popull dhe çdo shtet duhet të krijojë politikën gjuhësore, pastaj planifikimin gjuhësor dhe, së treti, standardizimin e gjuhës. Populli shqiptar, në momente më të vështira arriti të zgjidhë një varg çështjesh të rënda gjuhësore, si është grafizimi, zgjedhja e kodit gjuhësor mbi të cilin do të standardizohet gjuha dhe në fund gjeti mënyrën për normativizim të gjuhës shqipe, pa kundërshtime shqetësuese. Shqetësimi juaj, lidhur me kahun e  këtyre diskutimeve, është i kuptueshëm, por njëkohësisht jo aq real: kah tjetër nuk ka, as që mund të ketë. Sot e mot!

Mendoni se ka ngjyrime politike edhe në këtë rrafsh?

Politikë ka gjithkund dhe në çdo kohë. Kjo është normale. Por, në këtë rrafsh të diskutimit është me rëndësi të merret parasysh konteksti kohor dhe ai historik-politik. Nëse në një kontekst  tjetër kohor, një ide ka pasur respekt sublim, në kontekstet e tjera shoqërore historike e njëjta ide do të perceptohej si komedi. Dikur Aristoteli i madh pat thënë se të gjithë njerëzit janë të barabartë, pos robërve dhe grave. Një mendim i këtillë sot do të vlerësohej si tallje e pagdhendur, e padenjë, që të humbet koha duke debatuar për të. Politikanët, këta mjeshtra, që operojnë magjishëm me gjysmë të vërteta, në fillim të ligjërimit të tyre mund të mbështesin një ide, ndërkaq në fund të fjalimit të tyre mund të afirmojë ato teza me të cilat, fillimisht, ata vetë nuk pajtoheshin. Në këtë fazë historike, që mund të përkufizohet si sundim i demokracisë dhe i pluralizmit, vetvetiu janë krijuar kushte që shumë njerëz, kryesisht egocentrikë, pa hamendje të hyjnë në politikë pa ofertë reale. Që tani ka filluar procesi i seleksionimit që natyrshëm do ta pastrojë skenën politike nga ata që nuk kanë asnjë ofertë. Me këtë përfundim, njëkohësisht do ta humbë seriozitetin edhe ndërhyrja e tyre në proceset politike dhe të tjera.

A po shfrytëzohet sipas jush ky 100-vjetor i Pavarësisë për një unitet kombëtar? 

Po qe se çështja e unitetit kombëtar do të varej vetëm nga dëshira e një populli që të bashkohet, me siguri shënimi i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të shërbente si shtysë për t’u afruar sa më shumë me ata që e afirmojnë këtë ide. Por, siç dihet, ky problem nuk varet nga vullneti i mirë i shqiptarëve, as nga politika që ndiqet nga ata. Vendime me peshë të këtillë nuk i takojnë kategorisë së politikës ditore, por marrëveshjeve afatgjata dhe gjithëpërfshirëse në mes të dy popujve.

Po në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është folur shumë për një ftesë të munguar të Akademisë së Shkencave për akademikun Rexhep Qosja. A keni një reagim për këtë rast?

Profesor Qosja gjithsesi nuk është i rehatshëm. Ai është polemist i lindur dhe nuk i duron situatat ku ai duhet ta luajë rolin që dikush tjetër ia cakton. Ndjenja e tij për dinjitet dhe integritet është shumë e zhvilluar, kështu që ai nuk përton që të polemizojë me ata që sipas tij kanë qëndrime të gabueshme. Mendoj se kriteret që manifestojnë cilësinë e kulturës së tij, postulatet e tij morale, i krijojnë më shumë probleme atij se sa shoqërisë shqiptare. Duke marrë parasysh kontributin e tij ndaj kulturës dhe kauzës shqiptare, mendoj se duhet të tolerohet, të pranohet ashtu si është ai dhe jo si e parapëlqejnë të tjerët. Historia letrare dhe politike e shqiptarëve shënoi një rast tjetër, atë të një munguesi të madh, të Lasgushit, heshtja e të cilit ishte më kumbuese se sa zallahia e turmës. Nuk duhet të krijojmë të dytin.

Çfarë do duhet ta merrte më shumë vëmendjen e politikanëve, gjuhëtarëve, intelektualëve, por edhe mbarë shoqërisë shqiptare në këtë vit?

Të zgjidhin problemet që varen prej tyre, duke filluar prej higjienës së ambienteve ku jetojmë, veprojmë dhe argëtohemi, deri te mbikëqyrja e pastërtisë së gjuhës. Bota antike pat marrë një qëndrim që gjatë garave olimpike të ndërpritet çdo armiqësi. Do të doja që, të paktën sivjet, t’i groposim armët dhe gjuhën e urrejtjes dhe të zbulojmë te njëri-tjetri, jo vetëm cene, por edhe virtyte. Jam i vetëdijshëm se është një propozim prozaik, romantik, mirëpo shumë më pak i athët sesa realiteti ynë.

Idetë, sado të mira të jenë, vetvetiu nuk krijohen as që mirëmbahen. Ato japin kontributin e tyre, nëse u kushtohet rëndësia e duhur. Meqë tema kryesore e kësaj interviste ishte gjuha standarde dhe dilemat rreth saj, mendoj se duhet të formohet një këshill gjithëkombëtar gjuhësor, që të paktën tetë orë në ditë do të mendojë për dilemat që u shtruan me këtë rast…

 

Debati mbi gjuhën - “Çdo debat nuk është debat, sidomos nëse ai përgatitet në margjinat e shoqërisë nga persona jo kompetentë dhe në tubime jo formale. Pa marrë parasysh etikën e motiveve, me këto çështje strategjike për një popull nuk mund të merret çdo kush. Modeli i shteteve të përparuara demokratike duhet të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Çdo popull dhe çdo shtet duhet të krijojë politikën gjuhësore, pastaj planifikimin gjuhësor dhe, së treti, standardizimin e gjuhës”

 

Rexhep Qosja - “Profesor Qosja gjithsesi nuk është i rehatshëm. Ai është polemist i lindur dhe nuk i duron situatat ku ai duhet ta luajë rolin që dikush tjetër ia cakton. Ndjenja e tij për dinjitet dhe integritet është shumë e zhvilluar, kështu që ai nuk përton që të polemizojë me ata që sipas tij kanë qëndrime të gabueshme. Duke marrë parasysh kontributin e tij ndaj kulturës dhe kauzës shqiptare, mendoj se duhet të tolerohet, të pranohet ashtu si është ai dhe jo si e parapëlqejnë të tjerët”

100-vjetori i Pavarësisë - “Po qe se çështja e unitetit kombëtar do të varej vetëm nga dëshira e një populli që të bashkohet, me siguri shënimi i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të shërbente si shtysë për t’u afruar sa më shumë me ata që e afirmojnë këtë ide. Por, siç dihet, ky problem nuk varet nga vullneti i mirë i shqiptarëve, as nga politika që ndiqet nga ata”

Autor te 17 Korrik 2012. Kryesoret, Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Ben Dibrani

    Mirëpo, vendimmarrja për standardizim të një gjuhe gjithmonë ka qenë politike, të paktën derisa nuk zgjidhet kodi i njësimit – thote z. Xhaferri. Eshte hera e pare dhe shpresoj e vetmja qe nuk jam dakort me kete njeri. Nese shprehjen e mesiperme e sheh (sic thote vete) si zgjidhje dhe jo si problem athere gabohesh rende. Nese e sheh gjuhen si shkence at’here duhet te na tregosh edhe nje shkence tjeter ku perzihen kaq lehtesisht kombi dhe politika. Molla nuk ka rene vetem ne koken e Newton-it ne nje oborr Anglez por kudo ne Toke dhe kurdohere para e pas tij dhe asnje politikan nuk ka shprehur ndonje ide per ligjet e terheqjes universale, asnje qeveri nuk e ka aplikuar kete ligj ne perputhje me nevojat e kombit. Eshte pikerisht sepse politika perzier me nota patriotike ka futur hundet, qe punet e gjuhesise kane vajtur ne piken qe pjesa me e madhe e atyre qe flasin qarte (shqip) jane detyruar me perdhune te flasin gjuhen e nenes se Enverit dhe jo te nenes se Fishtes apo Scanderbegut. Lafe qe referon z. Xhaferri eshte nje rracist i felliqur dhe kelysh i Androkliut, ai eshte shprehur qarte se sa shume me te ditur jane Tosket ne krahasim me Geget, ai mbron punen e vet personale dhe nuk ka hallin tek Gjuha si e tille. L(l)afja ngul kembe qe pjesorja nuk futet dot ne standart gje qe do te trondiste themelet e Standartit. Nese ndryshimi pra qenka themelor athere duhet te kemi kurajen te pranojme se flasim GJUHE TE NDRYSHME dhe te pranojme SE JEMI DY APO TRE POPUJ TE NDRYSHEM, Geget, Tosket dhe Dibra e tutje ne lindje. Jemi shume te ngjashem ? PO!!! por jemi edhe te ndryshem. Duam te bashkjetojme??? PO!!! por kjo eshte ceshtje vullneti politik dhe ligji civil. Rreth 3/400 milion Arabe kane nje gjuhe (pra nje komb??) por jetojne te ndare ne disa dhjetra shtete e nuk i ka zili kerkush. Zvicra ka kater gjuhe (Gjermanisht, Frengjisht, Italisht e Helvete) dhe ka nje shtet qe e ka zili bota. Leri gjuhtaret te bejne punen pa nderhyrje politike z. Xhaferri! Pash Zotin mos nderhyj se eshte e garantuar qe po gabon. Nese ne matematike 2 + 2 = 4, cdo rezultat tjeter eshte i gabuar edhe gjuhesia eshte shkence dhe nese dicka nuk perputhet qysh tek themelet (pa llogaritur me tutje) PO GABON RENDE. Duke detyruar shumicen e popullsise te flase standart thjesht po e asimilon. Po, po, mos u verbo nga syte, ky quhet asimilim vullnetar i nje pjese (me te madhes) te popullsise. GJUHA Shqip, qofte Geg, Tosk apo ajo Lindore eshte ndryshe nga gjuhet e tjera Europiane ato kane nje rrol te panjohur ende. Te huajt e kane nje hall te madh kur ndryshe nga c’ndodh ne gjithe fushat e tjera tek Gjuhesia perdorin forcen, por kjo ka nje arsye te forte, ata nuk dine as nga vjen as si eshte formuar gjuha e tyre. Shqiptaret kane hall tjeter, nuk i imitojne ne asgje tjeter Europianet pervec se aty ku nuk duhet t’i imitojne, tek sjellja me gjuhen. GJUHA SHQIP (te tre deget) KA NJE RROL THEMELOR NE GJUHET EUROPIANE por nese kjo ngelet ne dore te nje rracisti si Lafe dhe ndonje kone tjeter, ajo kurre nuk do te dale ne drite.

    • Anton

      Pse c’te keqe ka gjuha standarte? Ajo eshte e rendesishme sepse me te kuptohen te gjitha krahinat e nje vendi me njeri-tjetren. Cdo gjuhe ka nje variant standart. Kudo, ne tere boten. Atehere i bie qe une nga Shqiperia e mesme te mesoj e pervetesoj cdo dialekt te Shqiperise per tu kuptuar me verioret, jugoret e juglindoret? Te jesh i sigut se nje bavarez po te flasi dialektin e tij ne perendim te Gjermanise, nuk ka per ta kuptuar asnje bashkatdhetar i tij.

  • Iliri

    I nderuar Arber, Ju jeni nder korifejte e kombit shqiptar.
    Per fat te keq akademike me vepra si Ju shqiptaret i kane te paket. Dhe me e keqja eshte se shume prej tyre jane ne gjendje te keqe ekonomike dhe politika ua ka lidhur duart dhe ua ka mbyllur gojen.
    Kjo pune e mbrapshte ka filluar qekurse Sali Berisha me nje grup “profesore” i hoqi guret e themelit Akademise Shqiptare, qe kur i preu rrenjet dhe mori kaazmen dhe i hoqi guret e themelit. Ai dhe vetem ai i hoqi njerzit e afte dhe ne vendin e tyre ka vene ca mesues fshati, ca njerez qe edhe diplomen e shkolles larte e kane mare te sahati, fallco.
    Sali Berisha nuk eshte gjuhetar, por ai hiqet si i tille; Mehmet Elezi ka qene ne funksione te larta partie dhe ambasador, ka bere edhe ndonje vjershe, por eshte ikopetent per gjuhen; Kolec Topalli mund te jete njeri i zgjuar por qenja mesues ne fshatrat e thella te Mirdites e ka lene prapa dhe nuk behet me fjale per Malltezet, Beqiret etj. E pra keta jane disa nga ata qe duan ta varosin perfundimisht shqiptarizmen. Ka te tille edhe ne Kosove e me gjere.
    Keta antishqiptare te zellshem e diletante kane hedhur ne kosh te pleherave tere punen shekullore qe bene shqiptaret gjate shek.XX. Po te studjosh me vemendje historine e tyre disa prej tyre, me te zellshmit, vertet nuk kane rrenje shqiptare, cka e ve ne dyshim te madh idene e tyre.
    Ata e kane filluar me zell dhe duke ecur shkalle shkalle. Ne te fundit ata po presin te shuhen Korifejte e kombit: Dritoro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Arber Xhaferi, Kristo Frasheri dhe tere brezi i tyre dhe po vazhdoi kjo gjendje, po nuk u ndal dora e tyre vrastara, mendja e tyre antishqiptare ata do ta shkulin cdo gje nga themelet.
    Eshte koha kur kushdo nga Ju te pronesohet me kete levize antishqiptare, me kete deshqiptarizim te temeshem qe po ndodh.
    Te shpresojme se nuk do te realizojne objektivin e tyre tefelliqur.

  • http://www.facebook.com/profile.php?id=589647753 Mariglen Glen Maratoni

    Pershendetje.

    Kjo pune e ketij debati eshte nje zhurme e madhe qe Sali Berisha bashke me Edi Ramen dhe me shoke kerkojne te heqin vemendjen e popullit per te tjera gjera me te rendesishme.

    Njerez, popull, Shqiptar kudo ngado dhe cilido qe jeni.Gjuha shqipe eshte kjo qe eshte, kte nuk na e beri as Enver Hoxha dhe as Ramiz Alia, As Ahmet Zogu, qe fara ti humbet,Kjo eshte nje pune e madhe disa shekullora qe cdo shkencetar i gjuhes ka kontribuar ne te.Politika nuk ka te drejte te fusi hundet ne te tilla gjera, keta pseudo letrare gjoja duhen te shporren dhe te burgosen sepse te cmontosh mentalitetin e gjuhes shqipe dhe ta shkruash simbas deshires tende eshte nje krim i madh krim ne shpirtin e shqiptareve.
    Arben Xhafrri, nuk e di nga te ka gjetur ty intelektualin dhe letrarin e shqiptareve kjo Gazete por nje gje di une per ty, ti nuk je as politikan thjesht nje njeri i vogel qe ka marre emer ne kurriz te tjereve.

    Gjuha shqipe nuk eshte me difekte, por unike eshte gjuhe e persosur, mund te duket se shkruhet Toskerisht, por shqiptohet ne shumicen e kohes Gegerisht,atyre qe ju ka hypur nervi te zhdukin gjoja germen (Ë) jane njerez te urryer ne veten e tyre dhe nuk kane lidhje me gjuhen shqipe dhe nuk e njohin ate.Gjuha shqipe eshte UNIKE nuk ka nevoje per heqje apo venje, duhet thjesht te pasurohet akoma me shume nga cdo lloj dialekti nga cdo lloj krahine.Sepse gjuha shqipe nuk mund te ndahet o te mjere o delenxhinj o krimineler byth shitur qe mendoni vetem per diten e sotme.

  • Qemali

    Zotni xhaferi me tan rrespektin qi kam per ty.
    N’kyt diskutim nuk pajtohem kurrsesi me ty.
    1. Nostalgjia e jote apo e zotni Qoses per Hoxhizmin apo standartin e (Kostallarit) te 1972, asht e papranueshme per shum prej nesh qi n’fakt vetem e perkujtojm si tmerr, padrejtsi e kriminalitet.
    2.Kur 2/3 e Kombit tand e temit flasin e perdorin Gegnishten dhe varrimi saj ne masen 98% demek se u krijue standarti i (Kostallarit-1972) asht i papranueshem! Mundet me ken i pranueshem per ty, por kjo s’don me thane se mundet me ken i pranueshem per 2/3 e kombit qi duhet perkthyes me u marr vesh se gjuha ame asht e perjashtueme.
    3. Vetem pseo-profesora e gjuhtare ithtare te ottomanizmit e sllavo-komunizmit s’pranojn nryshime, por dojn vetem nji rrug te dhuenshme edhe ne standart ashtu si ne cdo gja tjeter! Gjuha nryshon e pasunohet nuk asht statike as e Enver Hoxhs e as e (Kostallarit) apo Rexhep Qoses me shok!!!!!
    Hipokrizia e zez, e medek gjuhtarve Shqiptare te brumit (Ottomano-Sllavo-Komunist) si Kostollarit e Rexhep Qosesh asht e pakuptueshme kur Gjuha Angleze e Britanis te Madhe pranon per cdo vjet fjal e forma te adoptueme prej gjuhve Aziatikve e Afrikane, kurse Shqipja vazhdon me majt te perjashtuem dialekting kryesore te saj per te pakten tash 500 vjet!!!
    Zotni Arbën Xhaferi argumentat tuej shkencatarisht s’kan kuptim, kurse politikisht kan sepse ti mbron nostalgjin e arsyetime te mshtetuna ne nostalgji, e politik personale, qi vetem ti mundesh me e dit!!!!

    • M.Derri

      Zotëri i nderuar! Gjuha nuk është parti politike dhe as sistem politik që të ndryshohet në çdo katër vite. Nëse Juve dhe paraardhësit tuaj nuk ishin dhe nuk jeni në gjendje të mësojn gjuhën e unjësuar, atëher ju lutem mos ua lini fajin Enver Hoxhës por bëhuni objektiv dhe gjeni fajin e vërtetë = paaftësia personale: mendore ose gjenetike. Gjenetike mundet të ishte nëse keni prejardhje sllave apo indogjene. Kemi miliona shqiptar që jetojn nëpër botë dhe nuk ndëgjova as edhe njëherë, që ata të kërkojn në vendet përkatëse të ndryshohet gjuha ku ata qëndrojn përkohësisht, ngase ata nuk e folin dot. Unë jetojë në Gjermani, dhe kam mësuar se në trojet gjermane ( Austri, Zvicër, Luksemburg, Belgjikë, Rusi dhe Gjermani ) fliten mbi 500 dialekte, por kanë vetëm një gjuhë të unifikuar dhe nuk e konteston askush nga afër 200 milion gjerman në botë. Si mundet që 6 milion shqiptar të ken dy gjuhë dhe tre shtete? Ashkalinjt e kosovës si Migjen Kelmendi dhe Halil Matoshi nuk kanë të drejtë morale të kërkojnë ndryshime gjuhësore, meqë të parët e tyre erdhen te gjuha jonë dhe jo gjuha jonë e bukur te ata. Të lartëpërmendurit dhe përkrahësit e tyre le t’ua lëshojnë syt pak së kaluarës dhe prejardhjes së tyre, duke u kthjellur vetë dhe lënë të qetë ata që i pritën si mysafir këtu dhe presin që ata ashtu si mysafir të sillen pa futur përçarje messhqiptare.

  • andi

    O Arber e ke gabim, meqe italianet flasin gjuhen e Dantes, ne do flasim gjuhen e Daja Saliut e tufes se servilave, hajdute qe ka me vete.