Flagranca “Fame” do të ketë për imazh këngëtaren. Pritet të hidhet në treg gjatë muajit gusht
Lady Gaga zhvishet për reklamën e “Fame”, parfumit të saj më të ri.
Në imazhet që reklamojnë flagrancën e saj të parë, Lady Gaga shfaqet plotësisht lakuriq dhe disa burra të vegjël, si “liliputë”, i rrëshqasin nëpër trup duke i mbuluar pjesët intime.
Imazhet, të realizuara nga fotografi Steven Klein, janë publikuar fillimisht në Twitter e më pas në Facebook. Parfumi “Fame” do të hidhet në treg gjatë muajit gusht.
17 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)