Kryesoret Rama pranon ndryshim në sistemin zgjedhor

Rama pranon ndryshim në sistemin zgjedhor

216
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot se pranon në parim ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual dhe se është i hapur të diskutojë këtë çështje me aleatët e vet. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha: “Zgjedhjet nuk i fiton Kodi Zgjedhor, ato fitohen në betejën elektorale. Jemi për rishikim të sistemit të Kodit Zgjedhor. Ne do të arsyetojmë me aleatët tanë”.

Aleatët e vegjël të PS janë ankuar vazhdimisht që nga viti 2008 për shkak se sistemi aktual elektoral i njohur si “proporcionali rajonal” e ka bërë pothuajse të pamundur për partitë e vogla të fitojnë deputetë në kuvend ndërsa ka rritur probabilitetin që një parti e vogël të fitojë më shumë pushtet qeverisës.

Sistemi elektoral është diskutuar rrallë gjatë dy viteve të fundit, kur maxhoranca dhe opozita kanë negociuar herë pas here për një reformë të mundshme. Afatet ligjore për reformën zgjedhore janë drejt limitit aktualisht, pasi me ligj, nuk mund të bëhen ndryshime disa muaj para zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në verën e vitit 2013.

Sistemi elektoral i vitit 2008 u konsiderua nga analistët si një përpjekje për të shmangur nga skena politike të partive të vogla nga ana e PD-së dhe PS-së. Partitë e vogla kanë disponuar pak ose aspak mbështetje reale nga shqiptarët por kanë arritur të mbijetojnë falë skemave manipuluese elektorale, siç qe sistemi i përzjerë maxhoritar dhe proporcional, me të cilin u votua në vitet 2001 dhe 2005.

17 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)