Trageti ka pësuar avari në tubat e filtrit. Duhej të mbërrinte në orë 08:00


Avari në tragetin ku udhëton Presidenti Bamir Topi. Trageti Adriatik 1, i linjës Bari-Durrës, duhej të kishte mbërritur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të një avarie në tubat e filtrit, trageti nuk ka mbërritur ende.


Fillimisht u bë me dije se avaria ka ndodhur 24 milje larg portit të Durrësit, ndërsa pritej që trageti të mbërrinte në Durrës në orën 12:00, por trageti nuk ka mbërritur ende.


Kapiteni i portit të Durrësit, Hysni Aruçi sqaroi se shkak për defektin është bërë përdorimi i karburantit jo cilësor. Ai tha se fillimisht trageti po udhëtonte me shpejtësi të kufizuar, por së fundmi raportohet se trageti vijon të qëndrojë i fikur në mes të detit.


17 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)