Gardistët: Më 21 janar u ndjemë të kërcënuar

Ka vijuar në gjykatën penale të Tiranës proçesi në ngarkim të ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, gardistit Agim Llupo dhe Margarit Kumes, ku sërish janë dëgjuar nga gjykata dëshmitarët e radhës.

Në seancë ka dëshmuar mes të tjeresh edhe gardisti Alfred Ahmetcenaj, i cili theksoi se se garda nuk ka patur asnjë urdhër për të qëlluar dhe se efektivët kanë hapur zjarr sipas sjelljes së turmës.

Gardisti kujtoi se gjatë demonstratës persona të panjohur në turmë kanë kërcënuar me jetë efektivë të gardës, duke iu drejtuar atyre fjalë të tilla si “hidhni armët”, “kemi për t’ju vrarë”, “mos qëlloni”, etj.

“Ne dëgjuam në momentin që hyri makina në portën e kryeministrisë se ajo do të plaste, se kishte tritol në bagazh. Ndërsa rreth mesditës pash komandantin e gardës Ndrea Prendi të gjakosur në sy”, tha dëshmitari.

Autor te 18 Korrik 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Tajari

    Zotrinj te gardes,ushtria ka rregulla.E ne rastese veprohet jashte rregullave ,atehere nuk kemi ushtri ,por bashibuzik. Po jam i ndergjegjshem,se aq me shume garda,ka rregulla.Per rastin ne fjale,pra per ngjarjen e 21 janarit, ju paskeni qelluar pa urdher. Po te kete prokurori e drejtesi deshmitari duhet arrestuar per shkelje te rregullave me pasoje vdekje.Pa tjeter kjo duhet zbatuar edhe per drejtuesit ,te cilet kane lene vartesit te veprojne pas kokes se tyre. Po gjithashtu eshte turp i madh ne se gjykata pranon si fakt,vetmbrojtes sepse demostruesit i paskan kercenuar me fjale.Sa per rrezikun qe u kanosej per jeten e pame e nuk duam kallaus. Kjo i intereson vetem Sali Berishes dhe Lulzim Bashes. Po ju flisni si u kane porositur sepse tek ne nuk ka drejtesi,pasi nuk kemi gjygjtare,po servil te pushtetit.Gjyqtare qe tregohen trima para njerezve te thjeshte e u dridhen gjunjet para pushtetareve sa u shkone edhe shurra pika pika. Sa per plagosjen e komandantit te gardes,ne raste se e ka plagosur Luli me shoke ,se ne mes te demostruesve nuk e pame. Kur e dini se gjyqi eshte sa per te thene se u zhvillua gjyq flisni c’tu vije per mbare vetem urdheruesin mos e nxirni. Gyqi per Gerdecin nuk ka shume kohe qe eshte zhvilluar dhe e dim si perfundoi. Drejtesia qenka para.KUSH NUK KA E HA.

    • lala

      o Tajar, garda ka edhe rregullore. Aty thuhet qe nqs ai te paralajmeron perpara dhe ti nuk i bindesh urdhrit te gardistit per te mos sulmuar ose per tu larguar nga perimetri i mbrojtur nga gardisti atehere ai e ka te drejte te qelloje njehere per paralajmerim dhe me pas nqs e shikon te arsyeshme nka te drejte te qelloje ne mish.