Apple detyrohet t’i bëjë reklamë Samsungut

Galaxy eshte konkurrenti me i denje i iPhone dhe iPad

Gjigandi amerikan nuk e bind gjykatën britanike se konkurrenti koreanojugor i ka vjedhur dizenjon.

Një gjykatë në Britaninë e Madhe urdhëroi Apple të publikoi një njoftim në faqen e vet të internetit ku të sqarojë se Samsung nuk ia ka kopjuar dizenjon e produktit të saj më të famshëm iPad. Gjykata shtoi se njoftimi duhet të qëndrojë i publikuar në faqen zyrtare të Apple në internet për së paku gjashtë muaj ndërsa reklama të ngjashme duhet të publikohen edhe nëpër gazeta e revista.

Dënimi për Apple erdhi pasi kjo kompani pati akuzuar Samsung për vjedhje dizenjoje në produktin konkurrent Galaxy. Detyrimipër të publikuar reklamën kryhet për të eliminuar pasojat negative që Samsung mund të ketë pësuar nga akuza për vjedhje, akuzë që rezultoi e pavërtetë.

Apple ka hyrë në beteja ligjore në shumë vende kundër Samsung, pasi kompania koreanojugore ka arritur të realizojë produkte konkurrente shumë të suksesshme si për sa i përket tabletave, ashtu edhe celularëve me ekran me prekje e me internet.

Javën e kaluar, një gjykatë në SHBA vendosi të pranojë fillimin e shqyrtimit të ankesave të Apple ndaj Samsung vetëm me kushtin që Apple të vendosë një garanci bankare prej miliarda dollarësh, garanci që do të përfitohet nga Samsung në rast se Apple e humbet gjyqin.

19 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 19 Korrik 2012. Kuriozitete, Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • nastradini

    Te krahahsosh Applen intelektual me Samsungun dallkauk eshte njesoj si te krahasosh Bencin me karrocen e Dulles. Kush ka blere produkte te Samsungut e di mire sa i veshtire eshte perdorimi i tyre me MENY-te super te nderlikuara. Qe te mos flasim per garancine e tyre te shfrytezimit. Me sa duket VIRUSI i Saliut per Drejtesine ka infektuar edhe Gjykatat nderkombetare.

  • Phantom

    Nastradini, ashtu sic ke emrin ashtu dhe po shkruan. Si mund te besh krahasime te kesaj natyre, nje kompani qe prodhon gjithcka e vetme (pervec OS – operating system) qe e ka android. Akoma nuk e ke kuptuar qe Apple ka politika marketingu dhe asgje tjeter, cdo pjese e ka te blere nga kompani te tjera, prodhon vetem IOS asgje tjeter, ekranin S-amoled e blen nga HTC, procesoret i ka te intel, bordin e prodhon IBM. Ndersa Samsung prodhon gjithcka vete, dhe eshte me keto remitanca nga politika e ndryshimin, nga tregje te limituara ne tregje Globale. Te pakten te flas si ING. Shkenca Teknologjike. Suksesi i Apple eshte sot fal nje njeriu si Jobs, qe diti te shiste nje produkt i cili nuk e kishte vleren as nje cent per 100 $ dhe sot eshte ne keto pozita qe mund ti beje karshillik kujtdo. Prandaj, Samsung ka 50 vjet ne tregun teknologjik, ka nxjerre TV e pare Smart, ka nxjerre TV e pare 50 hz dhe me ngjyra. Ka 23 vjet qe merret me teknologji mobile, dhe si mund te jete karroca e dylit kompania me e suksesshme nderkombetare mbi zhvillimin teknologjik?! Te lutem lexo njehere historiket e ketyre dy kompanive dhe do ta kuptosh diferencen midis te dyjave, kush ka kopjuar dhe kush ka humbur gjyqe te njepasnjeshme. Dhe nje gje te fundit, Appla ka mbeshtetjen e plote te senatit Amerikan, nese do kishte te drejte sot Samsung do falimentonte dhe do dilte nga tregjet nderkombetare, po jo te shtonte fitimet dite per dite dhe me shume. Nje logjike e thjesht te con qe je kryekeput gabim.