Hakmarrja zbret në Tiranë, vritet babai 71-vjeçar i dy vrasësve

Foto Ilustruese

Vritet me armë zjarri në orët e mëngjesit 71-vjeçari Mark Shkreta. Viktima është babai i autorëve Oligert dhe Maringlen Shkreta, të cilët janë arrestuar për vrasjen e një fëmije 9-vjeç dhe plagosjen e Muharrem Llanit,  ngjarje e ndodhur në 5 qershor të këtij viti në Mamurras.

71-vjeçari Shkreta u ekzekutua në rrugen “Hoxha Tahsim”, mëngjesin e sotëm pranë farmacisë numër 5.

Në 5 qershor të këtij viti, Oligert dhe Maringlen Shkreta gjatë një atentati për të vrarë Muharrem Llanin, qëlluan për vdekje nipin e tij 9-vjeçar.

Shkak për këtë ngjarje ka qenë një konflikt i vjetër pronësie mes dy familjeve Shkreta dhe Llani. Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi Jetmir Llani, 33 vjeç, banues në Mamurras, i cili është babai i 9-vjeçarit dhe vëllai i Muharrem Llanit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e 5 qershorit. Policia sqaron se vrasja dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje. Policia po punon për kapjen e Jetmir Llanit.

19 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 19 Korrik 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • genti

    po vrave do te vrasin