Christine Schmitz, ish-infermiere e Mjekëve Pa Kufij


Duke dëshmuar në gjyqin për krime lufte të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mladic, një ish-infermiere e përshkroi qytetin e Srebrenicës në vitin 1995 si një burg në ajër të hapur.


Marija Ristic BIRN Beograd


Christine Schmitz, infermere e organizatës Doctors Without Borders (Mjekët Pa Kufij) në Srebrenicë në vitin 1995, dëshmoi të martën si dëshmitarja e tretë për prokurorinë, në gjyqin e Mladicit.


“Kisha ndjenjën se nuk kishte më liri lëvizjeje, për shembull, nëse dikush donte të shkonte në Sarajeve, nuk mundeshin. Kolegët e mi që punonin në fshatin e afërt të Zepës, na sillnin gjëra [në Srebrenicë], fshehurazi”, tha Schmitz.


Schmitz kujtoi se në korrik të vitit 1995, një numër civilësh shkuan në fshatin e Potocarit, sepse kishin frikë nga ushtria serbe e Bosnjës që po pushtonte qytetin e Srebrenicës.


Ajo tha se Robert Franken, zëvendëskomandant i Batalionit holandez të OKB-së, e informoi se Mladici kërkoi leje nga Shtetet e Bashkuara për të organizuar evakuimin e Srebrenicës.


Dëshmitarja pastaj debatoi me Gjeneralin Mladic, duke thënë se evakuimi ishte puna e stafit të Doctor Without Borders, DWB, sidoqoftë, Mladici kishte kundërshtuar dhe i kishte thënë “të shkonte të bënte diçka tjetër”.


Schmitzi më parë ka dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, ish-president i Republikës Srpska.


Ajo dëshmoi pastaj për bombardimin në Srebrenicë, eksodin e njerëzve në bazën e OKB-së në Potocar, ndarjen e burrave nga pjesa tjetër e popullatës, dhe dëbimin e grave dhe fëmijëve në territorin e kontrolluar nga ushtra boshnjake.


Schmitzi shpjegoi se pastaj pa ushtarët serbë që merrnin burrat në vendet e ekzekutimit në Srebrenicë.


Dëshmitarja u largua nga enklava më 21 korrik 1995, bashkë me stafin tjetër të DWË-së.


Gjatë pushimit të parë të seancës dëgjimore, Mladici u ankua tek avokati i tij se nuk ndihej mirë nga shëndeti, duke kërkuar që gjyqi të shtyhej. Sidoqoftë, gjyqtari kryesues Alphonas Orie e kundërshtoi sugjerimin, duke thënë se nuk ka marrë asnjë raport mjekësor që tregon se shëndeti i Mladicit është në rrezik.


Gjyqi u ndërpre të enjten për shkak të shëndetit të Mladicit, por vazhdoi të hënën pasi doktorët ranë dakord se është në gjendje shëndetësore të aftë për të qëndruar në gjyq.


Mladici, i cili u arrestua në maj të vitit të shkuar, ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj akuzave për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe dhunime të ligjeve dhe zakoneve të luftës gjatë konfliktit në Bosnjë, midis viteve 1992 dhe 1995.


Gjyqi do të vazhdojë më 18 korrik.


Marrë nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan