Kuvendi miraton reformën zgjedhore, nuk ka ndryshim sistemi

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në një seancë të shkurtër e pa shumë debate ndryshimet në kodin zgjedhor, për të cilat PD dhe PS patën rënë dakord më herët. Ligji i ri që sjell ndryshime në Kodin Elektoral mori 127 vota pro dhe 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Kreu u republikanëve Fatmir Mediu u shpreh kundër ndryshimeve, por nuk pati shumë mbështetje.

Opozita u shpreh e kënaqur me marrëveshjen e arritur. E ashtuquajtura reformë e miratuar sot nuk mbart ndryshime në sistemi zgjedhor, i cili do të mbetet ai i vitit 2009, ndërsa ndryshimet prekin disa aspekte të vogla në menaxhimin e procesit.

19 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 19 Korrik 2012. Shqipëria voton 2013. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry