24-vjeçari nga Kurbini mbajti për tre orë peng familjen, deri në mbërritjen e forcave RENEA
Policia e Lezhës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Klevis Balluku, i cili në mars të këtij viti mbajti për disa orë peng familjen e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Vinjoll të Kurbinit, ku 24-vjeçari Balluku mbajti për tre orë peng familjen e tij: nënën, babanë dhe motrën e tij. Ai i la të lirë vetëm pas mbërritjes së forcave RENEA. Më pas ai u largua duke arritur ti shpëtojë prangosjes së policisë për gati 4 muaj. Burimet e policisë thonë se pengmarrësi ishte i armatosur me armë zjarri dhe mbante peng njerëzit e tij sepse ata i kishin kundërshtuar kërkesat e tij. Policia njoftoi se 24-vjeçari ka precedentë penal në Greqi për tregtim të lëndëve narkotike dhe se kohët e fundit kishte shfaqur probleme të depresionit.
19 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)