Sulme të Armatosura të koordinuara në veri të Kosovës

Foto ilustruese, serbet protestojne ne Mitrovice

Fatmir Aliu nga  Gazeta JnK

Një sulm me armë automatike dhe një shpërthim kanë ndodhur natën e mbrëmshme, në tri objekte të ndryshme në Zubin Potok. Në mënyrë të koordinuar janë sulmuar Banka “KEP”, Radio Kolashi dhe shtëpia e një eprori të Policisë së Kosovës.

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se sulmet e armatosura dhe të koordinuara kanë ndodhur, mes të orës 01:40 dhe 02:20, në objektin e “KEP” bankës, në objektin e një radiostacioni lokal “Radio Kolashin” dhe në shtëpinë private të një eprori të policisë së Kosovës, në Zubin Potok.

“Policia ka identifikuar lokacionet dhe objektet të cilat ishin cak i sulmeve të armatosura ndërsa ekzaminimet e vendeve të ngjarjes janë proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, EULEX-it dhe ekspertëve të KFOR-it për identifikim të mjeteve eksploduese”, ka bërë të ditur Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.

Janë regjistruar dëme materiale në objektin e “KEP” bankës, dhe të radio stacionit lokal “Kolashin”, objekte këto në afërsi me njëra tjetrën ndërsa janë regjistruar si të identifikuara më shumë se 50 gëzhoja të armës automatike të cilat besohet se janë përdorur nga kryesit e aktit kriminal.

Edhe në shtëpinë private të eprorit policor të Kosovës, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale nga të shtënat me armë zjarri dhe nga shpërthimi i mjetit eksplodues që besohet të jetë një granatë dore.

Në momentin e sulmit të armatosur, në shtëpi gjendeshin eprori i policisë së Kosovës së bashku me familjen e tij.

Veç dëmeve në shtëpinë e eprorit policor, nga të shtënat është dëmtuar edhe vetura e tij private, tip “Renault”.

Së paku 20 gëzhoja janë gjetur dhe marrë si pjesë e provave materiale.

Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe zhvillimi i hetimeve fillestare me autorizim të prokurorit publik, janë në procedim.

Autor te 19 Korrik 2012. Kryesoret, Rajon. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Arber

    Ky eshte fillimi i veprimeve te armatosura te serbeve dhe prerkrahesve te tyre.
    Ky eshte nje tatim pulsi, nje test qe bejne serbet dhe tere sllavet me mbeshtetesit e tyre.
    Vellezer kosovare, ne se e ruani ate genin shqiptar dhe nuk jeni squllur por vazhdoni te jeni nipat e trimave kreshnik duhet te pergaditeni te perballoni dite te veshtira.
    Mos degjoni ata anti shqiptare qe po spostojne vemendjen e kombit ne probleme te tjera, lereni kliken Berishjane qe kerkon te shkateroje edhe gjuhen shqipe qe ka ngelur i vetmi simbol i shqiptareve, nepermjet se ciles po fut percarje; lerini ata “akademike” ne te dy krahet e kufirit qe po u squllin se jane filo serbe, mbeshtetuni fort te Rexhep Qosja e linja e tij, te idete e Isuf Gervalles dhe pasardhesit e tij te familjet e heronjve te Prekazit dhe te tere Kosoves. “Bace u kry” thate kur u cliruat,. U degjoi Adem Jashari i pa tretur akoma dhe te gjithe besuam, por, jo, ka filluar ne drejtim te gabuar rrjedha e ngjarjeve.
    Si komb kemi qene shume me te bashkuar para 10-12 vjete se sa jemi sot. Na ndane, na percane politikanet, filo serbet e filo greket.
    Rrofte Kombi shqiptar.
    Ku eshte presidenti, kryeministri, ministria e jashteme e Kosoves dhe Shqiperise? Derrat kane vajtur e shullehen dhe nuk kane kohe te sensibilizojne opinjonin shqiptar e nderkombetar

    • Anton

      Nuk ka gen shqiptar! Me keto teorite tuaja rraciste me kujtoni llapaqenet naziste te viteve ’30. Nacionalizmi i te dy shteteve ka per te na shkaterruar akoma dhe me keq. Ballkani ka qene, eshte, dhe do ngelet multietnik. S’keni faj, orgjite shqiptaro-serbe-greke keni kohe qe i keni harru…