Pushimet verore, fluks emigrantësh në kufi

Fluks emigrantësh në pikat kufitare të vendit në këtë fundjavë. Ritmi i hyrjeve është rritur ndjeshëm pas mesnate, teksa fluksi më i lartë raportohet në Portin e Durrësit, ku tashmë kanë mbërritur pesë tragete nga Italia dhe priten dy të tjerë, me 10 mijë pasagjerë në total. Policia kufitare punon me 30 sportele, teksa procedurat kanë zgjatur 1 deri në 2 orë. Më qetë rezulton situata në Portin e Vlorës. Ndërkaq, në Pikën Kufitare të Kakavijës, sipas Policisë së Gjirokastrës, në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 3400 persona shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 920 mjete. Nuk ka radhë dhe pritje të gjata, por ka numër të lartë edhe për daljes. Pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje, pala greke me tre në hyrje dhe dy në dalje. Ndërkohë, në Kapshticë, në 24 orë kanë hyrë 5023 persona e 1655 mjete. Autoritetet kufitare bëjnë me dije se ka fluks, por s’ka radhë.

Autor te 22 Korrik 2012. Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry