Ylli i kinemasë e sheh veten në të ardhmen si nënë e lumtur dhe aktore e realizuar
“Jam fejuar prej një viti dhe pas 12 muajsh do të martohem”. Anne Hathaway, e fejuar me Adam Shulman, dizenjues bizhuterish, ka bërë publike projektet për të ardhmen.
“Pas 10 vitesh e shoh veten nënë dhe shpresoj të arrij ekuilibrin e duhur mes karrierës profesionale të kënaqshme dhe jetës familjare të lumtur”, është shprehur Hathaway.
Aktorja ka rrëfyer më pas për punën e saj, duke pranuar se e ka pasur mjaft të vështirë të futej brenda pak kohësh në rolet e dy personazheve krejt të ndryshëm mes tyre. Për Catwoman, që ka interpretuar në filmin “Kavalieri i errët-Rikthimi” i është dashur të punojë me muskujt, ndërsa për të qenë Fantina në “Les Misérables” i është dashur të mbajë një dietë të rreptë, në mënyrë që të humbiste 10 kg brenda pak javësh.
Ajo rrëfen se sakrifica më e madhe, madje traumatike për të, ka qenë prerja e flokëve për të qenë më pranë personazheve të saj: “Kjo ka qenë gjëja më e vështirë që më ka ndodhur”, ka përfunduar ajo.
23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)