“Luftë” e hapur mes dy ish-të fejuarëve. Corona ka zgjedhur motrën e Belen për fushatën e tij të re


Belen Rodriguez është nxehur pa masë kur ka parë në portalin e Fabrizio Corona e të bashkëpunëtorëve të tij, Social Channel, disa foto të së motrës duke buzëqeshur me Mia Bag në dorë, çanta e linjës së re të fotografit, që e ka marrë “inspirimin” nga marka e fluturës.


Simboli pa diskutim që i referohet tatuazhit të modeles argjentinase. Bashkëpunimi profesional mes Cecilia e Corona e ka mërzitur pa masë Rodriguez, aq sa ka telefonuar në redaksinë e portalit Social Channel, duke u kërkuar bashkëpunëtorëve të Corona të qëndrojnë larg motrës së saj më të vogël.


23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)