Ishulli magjik mbart sekretin për t’i dhënë fund miopisë

Trashëgimtarët e kryengritësve të famshëm të anijes Bounty, të cilët jetojnë në një ishull të izoluar të Paqësorit, kanë normat më të ulëta të miopisë në botë dhe mund të shërbejnë si çelësi për të zbuluar kodin gjenetik të sëmundjes, bëhet e ditur nga një studim i ri.

Studimi i kryer mes banorëve të ishullit Norfolk në Australi, i cili gjendet 1600 kilometra në verilindje të Sidneit, tregoi se numri i miopëve mes trashëgimtarëve të Bounty qe sa gjysma e banorëve të Australisë.

Fletcher Christian udhëhoqi një kryengritje në anijen mbretërore Britanike HMS Bounty kundër kapitenit Ëilliam Bligh më 1789 në Pacifikun e Jugut. Kryengritësit u vendosën fillimisht në Tahiti, por më pas rrëmbyen disa gra vendëse dhe u arratisën drejt ishullit të largët Pitcairn për t’i shpëtuar arrestimit dhe ekzekutimit.

Rreth 60 vjet pas mbërritjes në Pitcairn, rreth 200 trashëgimtarë nga kryengritësit fillestarë u zhvendosën në ishullin Norfolk për të shmangur vdekjen nga uria.

“Ne zbuluam se norma e miopisë mes grupit të Pitcairn është afërsisht sa gjysma e popullatës së Australisë dhe për rrjedhojë, këta duhet të jenë grupi me normën më të ulët të miopisë në planet,” deklaroi David Mackey, nga një qendër kërkimore në Australi, e cila kreu studimin.

Mackey tha se mund të ketë dallime gjenetike mes banorëve të Norfolk, gjë që sjell edhe normën e ulët të miopisë, por shtoi se kjo sëmundje shtohet mes njerëzve që shpenzojnë më pak kohë në ambient të hapur.

“Në qytetet e mëdha të Azisë Lindore si Singapori, Tajvani, Hong Kongu apo qytetet malore të Kinës, miopia është bërë shumë e zakonshme dhe ne besojmë se ka faktorë ambjentalë që e kanë krijuar këtë situatë,” tha ai.

Miopia prek një në gjashtë njerëz në Australi dhe më shumë se një në katër në Shtetet e Bashkuara. Çereku i popullatës së botës ose rreth 1.6 miliardë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.

Ishulli Pitcairn dhe disa ishuj të vegjël pranë tij, kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 47 kilometrash dhe ka aktualisht vetëm 67 banorë. Burimi kryesor i të ardhurave për banorët është shitja e suvenireve për anijet që kalojnë aty, përfshirë monedha dhe pulla postare. Së fundmi, shitja e domaineve të internetit me kod daljeje .pn është kthyer në një burim tjetër të ardhurash.

23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 23 Korrik 2012. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry