Masakra në Denver, Holmes i hutuar në sallën e gjyqit

Autori i dyshuar i vrasjes së 12 personave ka qëndruar i heshtur dhe me vështrim bosh përballë jurisë

James Holmes, autori i dyshuar i masakrës së Aurora, Denver, do të njihet zyrtarisht me akuzat në 30 korrik. Ky ka qenë vendimi i sotëm i gjykatës. Holmes, i cili dyshohet se ka vrarë 12 persona gjatë premierës së filmit “Batman”, ka qenë i heshtur ato pak minuta që ka qëndruar në sallën e gjyqit. Prokuroria ka deklaruar se do të konsultohet me familjet e viktimave për të parë mundësinë e kërkesës së dënimit me vdekje për të riun. Carol Chambers, prokuror i kontesë së Arapahoe, ka shpjeguar se akuzat do të jenë për vrasje e shkallës së parë, por ka shtuar se: “Meqenëse do të kemi një proces të gjatë, që do të ketë ndikim në jetët e tyre për vite me radhë, dua të di se çfarë mendojnë përpara se të marr një vendim për kërkesën për dënimin kapital. Holmes, do të trajtohet si çdo i dënuar në sistemin e drejtësisë”,- ka thënë ai.

23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 23 Korrik 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry