Alessandra Martines nënë në moshën 49-vjeçare

Aktorja po pret një fëmijë nga partneri i saj, Cyril Descours, 20 vjet më i ri se ajo

Alessandra Martines është e lumtur për shtatzëninë që po kalon, e cila duket se po i ndryshon jetën. Aktorja 49-vjeçare është në muajin katërt të shtatzënisë dhe mesi pret të sjelli në jetë fëmijën, të cilin e ka me shokun e saj Cyril Descours, që sapo ka mbushur 29 vjeç.

Një diferencë moshe e ndjeshme, por që nuk e tremb aspak Martines. “Gjithmonë i njëjti diskutim: nëse do të isha burrë, askush nuk do të skandalizohej. Isha me një bashkëshort (Claude Lelouch, ish-bashkëshorti i saj, regjisor i çmimit Oscar) që ishte 26 vjeç më i madh se unë dhe askush nuk qeshte” ka thënë aktorja,  e cila më tej ka rrëfyer për emocionet e shtatzënisë.

“Çdo ditë mat barkun: është i vetmi moment, në jetën e një gruaje, që është e lumtur për belin e trashë. Kisha një vit që e prisja, por nuk po vinte. Momentin e zgjodhi vetë fëmija dhe mbeta shtatzënë në mënyrë natyrale”, tregon Martines.

24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 24 Korrik 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • drini

    Si eshte zgjedhimi i sakte i foljes mas: une mas, ti mat, ai mat apo keshtu si e keni paraqitur ju: une mat, ti mat, ai mat?