Aktorja dëshiron të provoj eksperienca të reja në jetë
Pas divorcit me yllin hollivudian Tom Cruise, Katie Holmes, duket se është përshtatur më së miri me jetën e saj të re. Aktorja po përballet me shumë ndryshime, e ashtu siç e ka këshilluar edhe ish-bashkëshortja e parë e Cruise, Nicole Kidman, është gati të rivihet në lojë:
“Jam gati për stimuj të ri. Pas shumë vitesh pune, kam dëshirë të provoj eksperienca të reja në jetë. Tani jam më shumë e ekuilibruar dhe e ndjej se kam ende shumë për të treguar. Kam punuar shumë, që në moshë të re dhe mendoj se kam lënë pas dore jetën time private, duke vënë në plan të parë karrierën. Tani dëshiroj vërtet të hapem ndaj eksperiencave të reja”.
Katie është e vendosur ti japë një drejtim të ri jetës së saj dhe ka anonçuar se imazhin e saj në botën e modës. Ajo do të jetë e pranishme në Fashion Week njujorkez në shtator, me linjën e saj të re “Holmes & Yang”, e themeluar në vitin 2009 në bashkëpunim me stilisten Jeanne Yang.
“Mendoj se gratë duan të ndihen sexy, por nuk duan që të tjerët të mendojë se po i provokojnë”, thotë Holmes, e cila është personi i duhur për të dhënë këshilla. Me joshjen e saj diskrete arriti të bëjë për vete një seks-simbol të kalibrit të Tom Cruise, ndonëse historia nuk pati jetë të gjatë.
24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)