Zbulohen fotografitë sekrete të divës
Dalin në ankand 4000 fotografi të arkivuara, provat e fotografit Milton H. Greene, që i është sekuestruar një milioneri nga Ilinoisi me nënshtetësi polake
Marilyn Monroe është e pavdekshme, në kujtimin dhe emocionin kolektiv të botës që jetojmë. Nuk ndodh çdo ditë të gjesh një koleksion me katërmijë foto, me qindra të papublikuara më parë, të harruara në ndonjë arkiv. Por kjo gjë ka ndodhur, madje në vendin më të pamundur dhe më të papritur të botës: Varshavë, kryeqytetin e Polonisë. Me këtë rast do të hapet edhe një ekspozitë nga data 6 gusht deri më 7 shtator ku fotot do të shfaqen në një ekspozitë, pastaj do të shiten në një ankand.
Dhe ja ku e gjejmë pothuajse të ringjallur nëpër fotografi bardhezi që miku i saj, Milton H. Greene, atëherë fotograf i yjeve të Hollivudit, ia bëri asaj duke e mahnitur në çdo moment intim.
Marylin është e veshur me këmishë të bardhë dhe xhinse teksa i jep një dorë të dytë grimit dhe vendos buzëkuq mbi buzët e tulta. Në një foto tjetër ajo shfaqet e shtrirë në shtrat dhe i shkel njërin sy fotografit, ose pozon duke përqafuar Marlon Brando. Për të gjithë adhuruesit e aktores ky është një zbulim i mrekullueshëm dhe ia vlen të shkojnë ta shohin. Për Milton H. Greene, Marilyn, ose Norma Jeane Baker, nuk kishte sekrete. Ai ishte një mik, jo një fotograf i bezdisshëm. Mund ta fotografonte gjithmonë duke i qëndruar vetëm disa hapa larg. Në fotografitë që përgjegjësit e ekspozitës së mrekullueshme polake po i ofrojnë publikut, sheh Marilyn në prapaskenë dhe bëhesh pothuajse pjesë e përditshmërisë së saj shpesh nervoze. Kjo është biondia që çmendi Amerikën dhe botën para se të vdiste tragjikisht. Por ja, në shkrepjet e Greene Marilyn duket më e vërtetë. Lyhet para pasqyrës ose buzëqesh paksa e përgjumur, ndoshta sapo është zgjuar nga gjumi.
Kjo është Marilyn autentike, pa maskë, po edhe Marilyn që ka mësuar të marrë poza në çdo moment të jetës për të mos e humbur rolin e saj. Le t’i shfletojmë njëra pas tjetrës fotografitë që kryeqyteti polak po i ofron publikut të mbarë botës, për të parë Marilyn duke buzëqeshur në mënyrë djallëzore pas një tyli të kuq transparent. Ose në një fotografi tjetër duke buzëqeshur para një tavoline grimi, me një shprehje që duket sikur do të thotë gjithçka për përgjegjshmërinë e armës së saj sekrete që padyshim është bukuria.
Fotografi të Marilyn Monroe ekzistojnë me mijëra, nëpër libra, muze, sajte të ndryshme interneti, që edhe mund të shkaktohen madje. Por koleksioni i Milton H. Greene ofron foto të papublikuara më parë. Kjo është fantastike edhe për historinë e saj aventureske. Koleksioni ishte blerë nga një pasanik amerikan, një milioner nga Çikago, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Zotëria kishte shije në blerjen dhe koleksionimin e fotove të rralla të divave të Hollivudit, por pastaj nisi të tregohej dinak, ose të paktën kështu u përpoq të bënte. Pas revolucionit të vitit 1989, u përpoq të mashtronte demokracinë e rilindur polake me korrupsion dhe mashtrime të ndryshme. Ai i kishte nënvlerësuar partnerët e tij. Hetuesit polakë e zbuluan dhe me ndihmën e “Internal revenue service” dhe të FBI-së amerikanët e vunë me shpatulla pas murit. I detyruar t’i shlyente borxhet që i kishte thesarit publik polak, milioneri nga Ilinoisi hoqi dorë nga shumë prona të tijat dhe dha ç’mundi, madje edhe ato katër kutia të mëdha prej druri, me fotot e Greene që ndërkohë edhe ai ishte ndarë nga jeta. Kutitë mbetën për shumë kohë në SHBA të sekuestruara për shkak të procedurave ndërkombëtare. Më vonë pastaj thesari polak u mor përsipër nga autoritetet. Koleksioni ka një vlerë tregtare të paktën 560 mijë euro, 680 ose 690 mijë dollarë me kursin aktual të këmbimit valutor. Polonia do t’i paraqesë më të mirat në një ekspozitë, pastaj është menduar që gjithçka të shitet në ankand për të shlyer borxhin publik. Kështu edhe në një ekonomi dinamike dhe me kosto normale publike Marilyn “është në shtije” në emër të rreptësisë. Nëse jeni të interesuar mund të rezervoni një udhëtim për në Varshavë, për ta parë edhe një herë në prapaskenën e jetës së saj. Ia vlen!
Koleksioni ka një vlerë prej 560 mijë eurosh. Para se të shiten do të shfaqen në një ekspozitë
Kjo është Marilyn autentike, pa maskë, që ka mësuar të marrë poza në çdo moment të jetës për të mos e humbur rolin e saj
Koleksioni i konfiskuar i Norma Jeane Baker
Koleksioni i fotografive të Marilyn Monroe të bëra nga fotografi Milton H. Greene ishte në pronësi të një pasaniku amerikan që u dënua për borxhe ndaj shtetit polak, që i sekuestroi edhe fotografitë