Presidenti i ri, Bujar Nishani betohet në Kuvend

 Me dorën në Kushtetutë, Nishani u betua se do t’u bindet ligjeve në vend. Prioritet, reforma në drejtësi

“Betohem! Zoti më ndihmoftë!” Këto ishin fjalët e para të Bujar Nishanit, si kreu i ri i vendit. Presidenti Nishani ka bërë sot betimin përpara Kuvendit, duke nisur zyrtarisht detyrën si presidenti i gjashtë, pas rënies së komunizmit. Me dorën në Kushtetutë Bujar Nishani u betua se do t’i bindet Kushtetutës dhe ligjeve në vend. “Shqipëria ka mjaft sfida që duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u përket institucioneve tona. Presidenti i Republikës ka një angazhim të rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë. Për fat të keq ka një raport të theksuar mosbesimi mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Vendosja e këtij besimi do të jetë hapi më i mirë”, tha Nishani përpara deputetëve. Kreu i ri i vendit konfirmoi të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë për të qenë një partner i sinqertë për mazhorancën dhe opozitën. “Institucioni i Presidencës do t’i ketë të hapura dyert si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën, për shkëmbimin e pikëpamjeve në interes të vendit. Qëllimi ynë është i njëjtë, ta bëjmë vendin tonë më të mirë, ta bëjmë jetën e qytetarëve tanë më të qetë, më njerëzore “, u shpreh Nishani.

Më pas ai iu drejtua Presidencës për t’u takuar me Presidentin në largim, Bamir Topi. Takim që do të zgjasë disa minuta në zyrën e këtij të fundit, për të dalë së bashku drejt hyrjes kryesore të presidencës. Rreth orës 19:30 të dy presidentët do të zënë vend në krye të shkallëve të presidencës të shoqëruar nga kreu Protokollit të Shtetit. Pas dëgjimit të himnit kombëtar, dhe 21 të shtënave me top, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja do t’i dorëzojë në mënyrë simbolike, Presidentit Nishani, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 24 Korrik 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Tomori

    Po ti thua qe je president i tere shqiptareve more haram!? Po neve qe jemi atesite dhe nuk besojme ne zot?
    Edhe ti nuk beson ne zot jo, i beson vetem Berishes. Dhe ai te ka bekuar qekurse te vuri.
    Nuk kemi shprese se do te jesh presidenti i te tereve se po te jesh i tille nuk te le te mbushesh muajne ai qe te vuni. Prandaj ke leshuar brockulla si ajo qe eshte shume shpejt qe presidenti te zgjidhet nga populli.
    Rrofshin shqiptaret!

  • Arber

    Kulmi !!!!! Presidenti debil, kukudh, kur po ekzekutohej HYMNI KOMBETAR Mbante doart te lidhura ne koqe, kur rregulli e kerkonte dhe tere te pranishmit kishin marre drejtqendrim gatitu.
    O zot na shpeto nga injorantet!

    • lala

      po o zot te lutem na shpeto nga tipa si puna e ketij loqes qe shkruan keshtu gomarlliqesh

  • Gazetari Daresise

    Gezuar Shqipetare presidentin e ri Bujar Nishani. Kemi besim se z Bujar Nishani do ti perfaqesojne denjesisht shqipetaret. Shpresojme qe ato parate e buxhetit qe kishte vjedhur Topi ti ktheje urgjent ne arke ose te merret si i pandehur.

  • Golemi

    Po, u betua me doren ne Kushtetute ne Parlament, Por kur u ekzekutua Hymni Kombetar i Republikes se Shqiperise duart i mbante ne koqe dhe kembet te hapuri sikur priste dicka, ne vend qe te mbante drejt qendrim. Eh!

    • lala

      o kokrra loqes, ai e ka doren e majte gjysem te paralizuar prej semundjes dhe qe te mos bie keq ne sy e ka mbajtur ashtu. Eshte njerezore qe te mos jesh gjithmone perfekt. Ka edhe njerez qe kane semundje ose pamundesira te tilla. Por fatkeqesia e vertete eshte kur ka njerez qe jane te semure ne koke, si puna jote edhe ca te tjereve. Pasi problemit te presidentit i gjehet zgjidhje edhe thjesht duke i mbledhur duart por juve qe jeni gjysem kafshe nuk kemi si tiu bejme derman.