Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mbajti sot një fjalim të ashpër kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion masiv dhe duke kërcënuar se pronat publike të shitura mund të kthehen në duart e shtetit në rast se socialistët vijnë në pushtet vitin e ardhshëm.
Duke folur para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se gjendja ekonomike e Shqipërisë është e vështirë dhe se rritja e borxhit publik apo shitja e pasurive publike nuk e shpëtojnë dot qeverinë. “Rritja e madhe e borxhit publik sakaq investitorët të reduktojnë ekspozimin ndaj bonove të thesarit,” tha Rama. Në lidhje me valën e re të privatizimeve që qeveria ka ndërmarrë ndërsa i afrohet fundit të mandatit të dytë, Rama tha se “qeveria e sotme ka vjedhur më shumë nga sa është vjedhur në 100 vjet që nga koha e pavarësisë.”
Pavarësisht se shumë kompani publike janë shitur, Rama deklaroi se nafta apo minierat janë po aty, duke lënë të kuptohet se një politikë e mundshme e socialistëve në rast se vijnë në pushtet, do të jetë rikthimi i privatizimeve të dyshimta.
Duke folur për debatin mbi propozimin për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë, Rama tha:
“Nisma jonë fillon me kushtëzimin e imunitetit. Berisha tallet me popullin kur ankohet se Partia Socialiste po e pengn të luftojë korrupsionin. Deri sa të shembet nga votat e popullit, muri i kapjes së pushtetit do të jetë aty”, tha Rama.
24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)