Fëmija është goditur në kokë nga pjesa metalike e çadrës
Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe furtunë, ka shkaktuar plagosjen për vdekje të një fëmije 9-vjeçar, në plazhin e Velipojës. Mësohet se fëmija është goditur në kokë nga një çadër e madhe plazhi. Ai ka qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë të tij, poshtë hotelit ku pushonte bashkë me familjen, kur pjesa metalike e çadrës është shkëputur nga era e fortë, duke e goditur në kokë. Të afërmit kanë tentuar ta dërgojnë për në spitalin rajonal të Shkodrës, por fëmija ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për të saktësuar rrethanat e plota të ngjarjes, që i morri jetën fëmijës 9-vjeçar.
24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)