Gjykata ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë ndaj Hysen Bibës, i cili dy ditë më parë tronditi mbarë opinion publik me aktin e tij makabër, duke hedhur nga kati i katërt i maternitetit ‘Koço Gliozheni’ fëmijën e tij që ishte vetëm treditësh.
Trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pas kërkesë së prokurorisë për babanë vrasës, ndërkohë që avokati mbrojtës i Bibës ka pretenduar se klienti i tij ka pasur çrregullime mendore gjatë muajve të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur 29-vjeçari Hysen Biba, i cili kishte shkuar në maternitet për të vizituar gruan e tij, Luljeta që kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë, pasi e mori në duart foshnjën, e flaku atë nga dritarja e katit të katërt të maternitetit.
Foshnja i seksit mashkull ka marrë plagë të shumta nga rënia dhe ka ndërruar jetë 15 minuta më vonë në reanimacion.
1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)