Monica Bellucci është një divë e padiskutueshme e kinemasë italiane, por njëkohësisht një femër shumë e bukur dhe sensuale, e cila edhe pse në një moshë të madhe, do të bënte të ndiheshin inferiore edhe femrat që kanë gjysmën e viteve të saj.
Në një intervistë për të përjavshmen italiane ‘Chi’, ajo shpreh pikëpamjen e vet sa i përket tendencës së fundit të femrave VIP, të cilat zgjedhin si partner meshkuj që janë disa vjet më të rinj se to në moshë apo siç janë quajtur në gjuhën e medias, “toy boy”.
“Sigurisht që trupi i një djali të ri është shumë i bukur dhe nuk mund ta mohosh freskinë që ka, por mua kjo gjë nuk më thotë gjë nga pikëpamja seksuale”, shprehet aktorja.
Sipas Bellucci-t, një mashkull aq i ri do t’i dukej pak si fëmija i saj dhe nuk mund t’i ofrojë të njëjtën joshje erotike që mund t’i falë një mashkull i pjekur, në një farë moshe, që ka shenjat e jetës në trup dhe fytyrë, por që sigurisht, ka shumë më tepër për të treguar, rrëfehet bukuroshja italiane.
1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)