Pamela Anderson e di mirë si të argëtohet. Ish-ylli i Baywatch ka përjetuar shumë histori dehjesh gjatë festave të Hollywood, por këtë herë e ka ekzagjeruar. Aktorja ka festuar rikthimin e saj në show televiziv që transmetohet në ABC, “Dancing with the stars”, i cili pritet të nisë në 24 shtator. Me një fustan shik të bardhë, e me një make-up perfekt, Pamela ka konsoliduar imazhin e femrës së parezistueshme dhe sensuale. Megjithatë ky imazh është shkatërruar plotësisht kur aktorja është ngritur për të shkuar në shtëpi, duke u lëkundur, fustani i është grisur, ndërsa make-up i është përhapur nëpër fytyrë dhe flokët i kanë shpupuritur plotësisht. E shoqëruar nga aktori Greg Finley, shumë më i ri se ajo, Pamela po përpiqej tu shmangej fotografëve, të cilët kanë vrapuar ta fiksojnë në celuloid në momentin që po hynte në makinën e saj. Kohët e fundit aktorja është fotografuar shumë herë e dehur në festa të ndryshme në Los Angeles, Miami dhe New York.
1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)