Ministria serbe e mbrojtjes ka njoftuar sot se kanë humbur jetën dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s në kufirin me Kosovën. Sipas B92, kanë vdekur nënoficerët Slavisha Markoviç, 36 vjeç dhe Nebojsha Miliç, 37 vjeç.


Dy ushtarët, sipas ministrisë, “humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë”. Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.


Sipas mediave serbe, qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullatën e Kosovës.


1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)