David Beckham shqetësohet për presionin e vazhdueshëm të botës futbollistike dhe jo vetëm për fëmijët e tij, që shihen si kampionë të ardhshëm duke pasur parasysh talentin e të atit. Ndonëse David ka luajtur me ekipe prestigjioze, duke fituar edhe një vend në kombëtaren angleze, nuk do të “eklipsojë” djemtë e tij për shkak të mbiemrit të rëndësishëm që mbajnë.
Ai ka deklaruar për revistën “Esquire” se: “Njerëzit mendojnë se fëmijët e Beckham, vetëm se mbajnë këtë mbiemër,janë në gjendje të bëjnë mrekullia me topin që në moshën 6-vjeçare”. Nga ana tjetër, me dy prindër kaq të famshëm, fëmijët e kanë rrugën e jetës paksa të vështirë.
Harper Seven, e vetmja vajzë e çiftit, është e vetmja që mund të ndjekë gjurmët e së ëmës, Victoria. Sigurisht që pritet shumë për tre djemtë e shtëpisë Beckham, por siç thotë babi David për “Esquire”, janë djem me shuam besim në vetvete dhe që e nisin çdo gjë kur dëshirojnë ata.
2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)