Jennifer Lopez mbron të dashurin nga ‘thashethemet gay’

Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj 20 vjet më i ri në moshë, Casper Smart i kanë mohuar zërat që flisnin se balerini 23-vjeçar ishte kapur mat në një klub për homoseksualë. Çifti tashmë e ka kaluar çështjen e këtij thashethemi dashakeqës në rrugë ligjore, duke ngarkuar avokatët e tyre të fuqishëm që të merren me të.

Ata kanë pohuar se raportimet për një gjë të tillë janë të gjitha false, keqdashëse dhe gjithashtu keqinformuese, dhe rrezikojnë karrierën dhe reputacionin e çiftit të famshëm. Sipas fjalëve që u përhapën pak kohë më parë, ekzistojnë pamje fotografike që tregojnë Casper jashtë një klubi homoseksualësh në New York ku ishte në shoqërinë e një ‘masazhieri ekzotik’.

Avokatët e çiftit pohojnë se presin një përgënjeshtrim të menjëhershëm nga gazetat që e kanë përhapur lajmin, përndryshe Smart dhe Lopez do të ngrenë menjëherë një padi penale ndaj tyre, duke kërkuar edhe dëmshpërblim për shpifje dhe prishje të imazhit.

Ndërkohë, duket se Casper e ka marrë shumë seriozisht lidhjen e tij me divën e muzikës, Lopez dhe po mendon që t’i propozojë për martesë.
2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 2 Gusht 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry