Imazhi i Burberry, modele e Victoria’s Secret dhe aktore e talentuar, Rosie Huntington-Whiteley ka rrëfyer për revistën “Elle” vështirësitë e hasura për të hyrë në fushën e modës dhe motivet që e kanë shtyrë të afrohet me kinematografinë.


“Nuk isha mjaftueshëm e gjatë dhe sinqerisht e urreja këtë asket të fizikut tim. Në botën e fashion nuk ka individualitet, as mundësi për të qenë individ. Mendoj se njerëzit harrojnë se je qenie njerëzore dhe shndërrohesh në një objekt”, tregon Rosie, e cila më tej tregon se çfarë fshihet pas industrisë mahnitëse të  fashion dhe modeleve magjepsëse: “Në New York kudo që shkova më përsërisnin se nuk isha mirë, e kam hasur shumë pengesa sepse vija nga një vend (Anglia) ku modelet e bukurisë ishin të ndryshme. Për çdo vajzë të re dëgjoja që nuk ishte mjaftueshëm në forum, çdo ditë, kudo.. është e vështirë”.


 


25-vjeçarja tregon se për këto arsye ka vendosur të zhvendoset në industrinë e kinemasë dhe ka luajtur tek Transformers 3, ndërkohë që ka një rol në filmin e George Miller, “Mad Max: Fury Road”, që pritet të dal në kinema në vitin 2013. E jo vetëm kaq, Rosie, duke u bazuar në eksperiencën e saj si modele të veshjeve intimo, ka improvizuar një linjë të saj me të brendshme, duke krijuar një koleksion për markën Autograph.


Whiteley është e fejuar me aktorin, Jason Statham, e duket e gatshme të jetojë eksperiencën e mëmësisë. “Gjithmonë kam menduar se jam punëtore, por të mëmësia do të jetë padiskutim diçka tepër e madhe për mua. Karriera ime është shumë vlerësuese, çdo gjë është e përqendruar tek unë. Besoj se natyrshëm vjen një moment ku mendon se: “Nuk më intereson më të mendoj për veten time si numri 1. dua të kujdesem për gjëra të tjera”.


2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)