Shqipëria, vendi me më shumë vrasje në Europë

Statistikat

Ministri Noka: Kemi më shumë siguri se vendet e BE-së

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, deklaron me bindje se niveli i kriminalitetit në Shqipëri është më i ulët se në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Në një intervistë televizive mbrëmjen e së martës, i pyetur nëse ka rritje të kriminalitetit apo jo, ministri Noka tha ekzaktësisht kështu: “Sapo jam ulur në këtë karrige dhe mund t’iu jap një përgjigje të saktë: Është rritur transparenca e punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Nuk është rritur krimi në rrugë apo pjesë të tjetra. Është statistikë zyrtare që Shqipëria ka kriminalitetin më të ulët se të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Pra ne nuk futemi në vendet me kriminalitet të shtuar, por në një vend të sigurt. Çdo qytetar ndihet i sigurt në çdo cep të territorit.”

Ministri nuk iu referua në fakt asnjë statistike konkrete, as për kriminalitetin në vend, as për kriminalitetin në Europë.

Me një kërkim të thjeshtë në “Google”, mund të gjenden disa të dhëna zyrtare në lidhje me kriminalitetin në Shqipëri dhe në Europë, që realisht tregojnë krejt të kundërtën e asaj çka pretendon ministri i ri.

Kështu, një raport i vitit 2011 i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (United Nations Office on Drugs and Crime, UNODC), tregon se për nga niveli i vrasjeve për numër popullsie, Shqipëria ka rekorde më negative se të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Më keq se ne në kontinent janë vetëm shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Raporti i UNODC u referohet të dhënave të publikuara nga vetë autoritetet ligjore, si dhe atyre të shëndetit publik në Shqipëri për vitin 2010 dhe 2011.

Ndërkohë, një raport i Eurostatit, që përfshin të dhëna për vendet e BE-së, të EFTA-s, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për në BE, e rendit Shqipërinë në vendin e dytë për nga niveli i vrasjeve, i tejkaluar vetëm nga Lituania, një ish-republikë sovjetike kjo. Raporti i Eurostatit, që u referohet shifrave zyrtare për vitet 2003-2009, llogarit një mesatare prej 4.38 vrasjesh në vit për 100 mijë banorë.

Por ministri është i bindur se siguria e jetës në Shqipëri është më e lartë se në çdo vend të BE-së dhe për këtë ka edhe argumente shtesë.

“Sot nuk ka zonë apo lagje… asnjë centimetër të territorit të Republikës së Shqipërisë që nuk është i policuar e i sigurt. Në Europë, ka lagje në Bruksel, ka lagje në Paris, në qytete të tjera të vendeve perëndimore, të cilat policia nuk i ka 100 për qind nën kontroll. Në Shqipëri është 100 për qind e territorit nën kontroll”, thotë ministri Noka. Ai tha se është media ajo që “gjuan” kronikën e zezë, ajo që krijon një përshtypje të gabuar se niveli i sigurisë së jetës në Shqipëri është i ulët.

Për t’i vënë kapak, ministri foli në intervistën e tij edhe për sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër trafikut dhe kultivimit të bimëve narkotike. “Sa u përket narkotikëve, Shqipëria është tashmë thuajse jashtë listës së vendeve ku drogat kalojnë transit. Është në hartën e kultivimit, por po të shohësh statistikat, unë nuk dua të hyj tani të lexoj statistika, po sivjet, dhe ju jeni dëshmitarë, se media e ka pasqyruar gjithë punën e policisë. Sivjet mund të ketë reduktim të mbjelljes së lëndëve narkotike në masën, të paktën, afër 50 për qind… Krahasuar me një vit më përpara…”

Në këtë kontekst, ministri Noka deklaroi edhe se “Tabuja e ndërhyrjes ka rënë, nuk ekziston më. Shembulli konkret është, policia ka ndërmarrë disa aksione në Lazarat.” Ministri që kontrollon 100 për qind të territorit u referohet aksioneve për asgjësimin e disa parcelave të mbjella me kanabis në malin pranë Lazaratit, prerjes së tubove të ujit, shoqërimit të “trafikantëve” të ujit e plehut, si dhe shoqërimit në polici të dhjetëra hallexhinjve të punësuar në plantacionet e drogës.

Noka u shpreh optimist se duke vazhduar në këtë mënyrë, fenomeni i kultivimit të kanabisit do të zhduket shpejt.

K.Velaj

 

Ministri

Siguria - “Është statistikë zyrtare që Shqipëria ka kriminalitetin më të ulët se të gjitha vendet e Bashkimit Europian”

Territori - “Ka lagje në Bruksel, në Paris, në qytete të tjera të vendeve perëndimore, të cilat policia nuk i ka 100 për qind nën kontroll”

 

Autor te 2 Gusht 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Latinisti

    Nuk është befasi gënjeshtra e çiltër e një ministri të kabinetit të “Kampionit të Sukseseve”…

  • e verteta

    Ik ore bajge. Nuk vlen te shkruash me shume per ty.

  • matabashkim

    une kam bredhure ne gjithe boten,per vece korese veriut edhe iranit,por friken me te madhe e kam pasure gjithmon ne shqiperi,,,se meshkujt shqiptare ne pergjithesi jane ,,trima,,,te bijne me te pare,,kurse ume jam nje gjingje i bute,qe ha bare te fresket dhe nuk kam kohe te harxhoje me keta trima.nga 10 meshkuje, 9 i ke trima,,te gjithe presin me pa durim qe ti bine me te pare,,nje populle qe bine alkole ne 5 te mengjezit,,,,po ju tregoje nje thenje,,,,o bashkim me le rehat se nuk kam pire kafen e mengjezit,,pra ky persone per mua ka mbaruare nga gjendja mendore,ai kerkon drogen e mengjezit,alkolin,zigaren,kafen,te gjitha keto kushtojne leke,dhe ky persone behet pastaje agresive kur nuk i ka.gjendja ne shqiperi eshte e mjeruare,por shumica kane probleme mendore dhe shpirterore..o trima kur e ndjeni veten keqe nga mendja mos shkoni neper kafe por dilni ne ajer te paster,,shkoni 3 muaje ne fshate qetesohuni dhe pastaje hajde prape

  • Vlora

    Keta jane kopja e partise se Punes ….. po si vazhdueke ti te jesh fanari Ndricues ne Evrope o ditezi? Pse genjeni ne kete fare menyre? Po siqenkerke ti me mire se ne Austri? Me mire se ne Gjermani? Me i sigurte se ne Luksemburg apo Hollande apo Belgjike? Po jeni ne terezi kur flisni e deklaroni nga keto pacavure? Turp te keni qe me ate Saliun te parin, genjeshstarin me te madh …